19.5 C
Tiranë
Friday, April 10, 2026
spot_img

Video/ Vidhnin banesat e Himarës, 3 të arrestuar nga policia

Finalizohet operacioni policor i koduar “Livadhi”, për zbardhjen e 6 vjedhjeve në banesa, të kryera gjatë muajve të fundit.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas, bashkëpunëtorë për kryerjen e këtyre vjedhjeve.

Sekuestrohen disa pajisje dhe sende që i shërbenin kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale dhe 5 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër, si rezultat i punës së mirëfilltë hetimore dhe operacionale, të kryer menjëherë pas denoncimeve të marra nga qytetarët, për raste të ndryshme vjedhjesh, konkretisht në zonën Livadh, Dhërmi dhe Kudhës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Livadhi”.

Në kuadër të këtij operacioni u zbardhën 6 raste vjedhjesh, të kryera gjatë periudhës maj-qershor 2023, si dhe u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan 3 autorët e dyshuar të tyre, konkretisht shtetasit: R. R., 32 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e narkotikëve, i cili u lokalizua dhe u vu në pranga në qytetin e Vlorës;

Y.T., 39 vjeç, banues në Sarandë, i cili u lokalizua dhe u vu në pranga në qytetin e Sarandës; S. G., 44 vjeç, banues në Tiranë, me precedent penal në fushën e vjedhjes, i cili u lokalizua dhe u vu në pranga në qytetin e Gjirokastrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në 6 banesa të ndryshme në Himarë, sende personale, pajisje elektrike, vegla pune, biçikleta, aparate celulare, të cilat më pas i shisnin në qytete të ndryshme si Gjirokastër, Vlorë dhe Sarandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pinca, 1 peshore, 1 thikë, 1 distributor elektrik, disa metra kabllo elektrike dhe 5 aparate celulare.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasit R. R., Y. T. dhe S. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ibrahimaj: Rritja e çmimeve e përqendruar te frutat dhe perimet, po hartohet plan mbështetës...

0
Konsumatorët shqiptarë janë përballur javët e fundit me një rritje të ndjeshme të çmimeve, veçanërisht në kategorinë e frutave dhe perimeve, ndërsa qeveria thotë...

Stefano Gabbana jep dorëheqjen nga presidenca e Dolce & Gabbana – ndryshime në drejtimin...

0
Një ndryshim i rëndësishëm është shënuar në krye të shtëpisë së njohur të modës Dolce & Gabbana, ku stilisti Stefano Gabbana ka dhënë dorëheqjen...

Qeveria miraton projektin ‘Porta e Alpeve’ – investim 100 milionë euro për Shkodrën

0
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar një projekt i ri infrastrukturor për qarkun e Shkodrës, i quajtur “Porta e Alpeve”. Lajmi u...

Rriten tensionet në Liban – shkëmbime sulmesh mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite

0
Situata në kufirin mes Libanit dhe Izraelit është përshkallëzuar sërish, pas raportimeve për sulme me dronë dhe raketa të kryera nga Hezbollahu në orët...

Bisedimet Iran–SHBA në Islamabad nën masa të rrepta sigurie

0
Vëmendja ndërkombëtare është përqendruar në Islamabad, ku pritet të zhvillohen bisedime mes zyrtarëve të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, me ndërmjetësimin e Pakistanit. Kryeqyteti pakistanez...