11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Video virale e CEO-s Andy Byron dhe shefes së Burimeve Njerëzore tronditi rrjetin: Fansja e “Coldplay” tregon momentin e paparë në koncert

Një video që po qarkullon me shpejtësi në internet ka kthyer vëmendjen drejt një ngjarjeje të papritur në koncertin e grupit të famshëm “Coldplay” në Boston, ku CEO i kompanisë “Astronomer”, Andy Byron, dhe shefja e Burimeve Njerëzore, Kristin Cabot, janë kapur në një moment të ndjeshëm, teksa kamera i fokusoi të përqafuar.

Videoja u regjistrua nga Grace Springer, 28-vjeçarja nga New Jersey, një fans e zjarrtë e grupit, e cila udhëtoi me miqtë për të ndjekur koncertin live. Ajo rrëfen se nuk e priste që ky moment do të shkaktonte një bujë të tillë online, duke grumbulluar më shumë se 46 milionë shikime dhe mbi 4.9 milionë pëlqime.

Momenti kur kamera u kthye kah Byron, i cili është i martuar dhe ka dy fëmijë, shkaktoi reagime të papritura: CEO u përpoq të fshihej pas një barrierë, ndërsa Cabot dukej e turpëruar dhe mbuloi fytyrën me duar.

Grace tregoi për “The Sun” ndjesitë e saj pas përhapjes së videos: “Një pjesë e imja ndihet keq që ua ndryshoj jetën këtyre njerëzve, por ata po luajnë lojëra të rrezikshme… fitojnë çmime budallaqe”. Ajo shprehu gjithashtu shpresën që bashkëshortja e Byron të gjejë forcën dhe lumturinë që meriton, duke e quajtur videon një “bekim të maskuar”.

Pas postimit të videos në orët vonë të natës, Grace u befasua nga numri i madh i shikimeve që mori gjatë natës, duke u zgjuar me më shumë se 7 milionë shikime dhe një valë diskutimesh të gjera në rrjetet sociale.

Kjo ngjarje e papritur i ka dhënë një tjetër dimension koncertit të “Coldplay”, duke rikthyer vëmendjen jo vetëm te muzika, por edhe te jetët personale të figurave publike të përfshira në skandalin e paparashikuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...