12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Vidhnin dyqane në Fier, vihen në pranga dy vëllezërit, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Fier.

Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të kryera gjatë ditëve të fundit, në dyqanet e qytetit të Fierit.

 

Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

 

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brothers”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. M. alias G. M., 28 vjeç dhe A. M., 27 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. M., 36 vjeç, banues në Fier (vëllai i shtetasit G. M.), si edhe u shpall në kërkim shtetasi M. M., 36 vjeç, banues në Fier (vëllai i shtetasit A. M.).

Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 10.07.2022, kanë vjedhur veshje në dyqanin në pronësi të shtetasit M. Gj.; në datën 10.07.2022 kanë vjedhur bizhuteri në dyqanin në pronësi të shtetasit Y. S.; në datën 12.07.2022 kanë tentuar të vjedhin në dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit E. I.

Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë sekuestruan disa nga sendet e vjedhura.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit M. M. dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që janë kryer nga këta shtetas.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...