12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Vidhnin shkollat në Cërrik , vihen në pranga 4 persona

Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjeve në disa shkolla në Cërrik.Vihen në pranga 4 autorët e dyshuar.Sekuestrohen sendet e vjedhura në ambientet e shkollave dhe sendet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë bërë arrestimin e shtetasve:

Y. H., 17 vjeç, E. Xh., 16 vjeç, K. H., 14, vjeç dhe I. M., 17 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje, tri shkolla të ndryshme, në fshatrat Linas, Selvijas dhe Mollas, në Cërrik.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sënde/pajisje të ndryshme që janë vjedhur në ambientet e shkollave, si dhe disa sende që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.

Materialet i kaluam Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja pa leje e armëve të ftohta”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...