19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Vidhte pajisje elektrike në banesa e servise, arrestohet “skifteri” 37-vjeçar në Durrës

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi rezulton të jetë autor i disa vjedhjeve në qytetin bregdetar.

Në pranga është vendosur shtetasi me iniciale Xh.K. i cili u kap në flagrancë duke vjedhur banesën e një shtetasi.

Gjithashtu policia ka zbardhur dhe 3 grabitje të tjera, ku Xh.K. ka hyrë në banesa, servise dhe shkolla për të vjedhur pajisje elektrike.

Njoftimi i policisë:

Vidhte gjatë natës, në mënyrë të përsëritur, sende dhe pajisje, në subjekte dhe banesa të ndryshme, në qytetin e Durrësit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 37-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve të tyre para përgjegjësisë penale, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

– Xh. K., 37 vjeç, banues në lagjen nr. 12, Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e një shtetasi.

Në kuadër të operacionit “Mesnata”, u bë gjithashtu zbardhja e 3 vjedhjeve të tjera dhe i 1 tentative për vjedhje, autori i të cilave dyshohet të jetë shtetasi Xh. K., konkretisht:

  • Më datë 14.10.2022, ka vjedhur disa vegla pune në një servis;
  • Më datë 24.10.2022, ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi tjetër, si dhe ka vjedhur disa materiale elektrike, në një servis;
  • Më datë 25.10.2022, ka vjedhur pajisje elektrike në kuzhinën e një shkolle jopublike.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...