19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Vihet në pranga pronari dhe një punonjës në Dibër, e kishin kthyer lokalin në pikë llotosh

Dibër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Gaminator”, për goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit.

Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit dhe një punonjës. Ne kuader te operacionit policor te koduar “Gaminator”, jane arrestuar :
Shpetim Tafçiu dhe Fatjon Zeqa.

Sekuestrohen 5 pajisje elektronike që përdoreshin për lojra fati.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me shërbimet e DVP Dibër, kanë oragnizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Gaminator”, si rezultat i të cilit u ushtrua kontroll në një lokal në Maqellarë, në pronësi të shtetasit Sh. T., dhe punonjës shtetasin F. Z., dhe gjetën e sekuestruan 5 pajisje elektronike në gjendje pune të cilat përdoreshin për lojra fati.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë pronarin e lokalit shtetasin Sh. T., 55 vjeç, banues në Maqellarë, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Moskallzim Krimi”.

Si dhe shtetasin F. Z., 54 vjeç, banues në Maqellarë për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...