6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Vijon aksioni për lirimin e hapësirës së plazheve/ Kryen kontrolle në 46 biznese në Velipojnë

Vijon në ditën e dytë aksioni i Policisë së Shtetit për lirimin e hapësirës së plazheve të zaptuara nga bizneset.

Në bregdetin e Shëngjinit janë vendosur efektivët e policisë së shtetit ku puna e tyre është përqëndruar në zonën e Kunës.

Në këtë zonë janë një numër i konsiderueshëm subjektesh të cilët ende nuk e kanë lidhur kontratën me Bashkinë për stacionet e plazhit për shkak të vonesave që janë krijuar me konfirmimin e lejes.

Në këto kushte policia po u jep afat deri ditën e hënë që të kryejnë procedurat për lidhjen e kontratës.

Policia njofton se në zonën e Velipojës është proceduar penalisht një administratore e një biznesi pasi kishte zënë hapësirën publike. Nën hetim është vendosur 50-vjeçarja me iniciale D.H. banuese në Velipojë.

Deri më tani përgjatë kësaj zone janë bërë kontrolle të 46 bizneseve prej të cilave janë hequr 60 shezlongë dhe 30 çadra.

Njoftimi i policisë

Procedohet penalisht 1 administratore subjekti që kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Stacionin e Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare në territorin e Velipojës, kanë evidentuar dhe proceduar penalisht shtetasen:

  1. H., 50 vjeçe, banuese në Velipojë.

Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë vijës bregdetare Velipojë u konstatua se kjo shtetase kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.

Deri në këto momente janë kontrolluar 46 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 60 shezlongë dhe 30 çadra.  Operacioni vijon pa probleme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Uji me rrush të thatë, një aleat i tretjes dhe i shëndetit të mëlçisë

0
Rrushi i thatë nuk është vetëm një ëmbëlsirë natyrale, por edhe një burim i pasur antioksidantësh dhe flavonoidesh që mbrojnë qelizat dhe përmirësojnë funksionin...

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...