12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Vizioni fitues i Rilindjes Urbane”, Rama prezanton Parku Ekologjik i Durrësit në finalen e çmimit botëror të arkitekturës

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ndau lajmin se Parku Ekologjik i Durrësit është nominuar për çmimin më prestigjioz të arkitekturës Mies van Der Rohe.

Sipas Ramës ky është një sukses i vizionit të Rilindjes Urbane dhe pasionit të qeverisë për ta ngjitur Shqipërinë në një majë të re.

Parku Ekologjik i Durrësit, dikur ka qenë një vendgrumbullim plehrash, për të cilën Rama shprehet se ka qenë një gangrenë urbane. Ajo shërbente vetëm për ta turpëruar Shqipërinë në mediat e botës. Tashmë është shndërruar në flamur të inovacionit ekologjik dhe arkitekturor.

Postimi i Edi Ramës në FB:
🔴Jam vërtet i lumtur të ndaj këtu lajmin se projekti ynë i Parkut Ekologjik të Durrësit është në finalen e çmimit më prestigjoz botëror të arkitekturës😍
Komiteti përzgjedhës i Çmimit Mies van Der Rohe ka vlerësuar transformimin e shkëlqyer të një gangrene urbane plehrash, që dikur i shërbente kronikave turpëruese për Shqipërinë në mediat e botës, në një flamur të inovacionit ekologjik dhe arkitekturor:
https://miesarch.com/work/5462.
Kjo arritje tjetër e vlerësuar botërisht është vetëm dëshmia e radhës e vizionit fitues për këtë vend të Rilindjes Urbane dhe e pasionit e këmbënguljes sonë për ta ngjitur Shqipërinë në një majë të re🦅
Le të vazhdojmë me këmbëngulje vetëm përpara, duke u bashkuar të gjithë për Shqipërinë e Pastër, si edhe duke bërë çdo përpjekje që punët e bukura të shtohen bashkë me respektin e botës për vendin tonë të mrekullueshëm🇦🇱
#ParkuEkologjikDurrës☀️

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...