13.5 C
Tiranë
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Vizita 2 ditore, Osmani flet nga Tirana: Shoh mbështetje ndaj Kosovës

Presidenti Bajram Begaj ka mbajtur ditën e sotme një konferencë të përbashkët me homologen Vjosa Osmani, e cila po zhvillon një vizitë dy ditore në vendin tonë

Gjatë fjalës së saj, Osmani foli me tone të ashpra për Serbinë, teksa tha se është një fqinj agresiv që vazhdon me logjikën për të zhdukur nga faqja e dheut Kosovën. Nga ana tjetër, Osmani theksoi se marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë shumë të mira.

A do bashkohet Kosova me Shqipërinë? Ja si përgjigjet Albin Kurti
“Kosova po përballet me sfidën më të madhe të sigurisë, e them se kur kemi përballje me sfida të tilla, agresion të përditshëm nga ana e një fqinji agresiv që vazhdon me logjikën e zhdukjes sonë nga faqja e dheut, është detyrim që interesat kombëtare të jenë para së gjithash. Nuk kam asnjë dyshim që qëllimin e kemi të përbashkët, nëse ndonjëherë kemi ndryshim në strategji, duhet të ulemi si një familje, sepse ne jemi si një familje. Edhe ndonjë moment i vogël kalohet, pa ndonjë problem të madh.

Shoh mikpritje dhe mbështetje të palëkundur ndaj Kosovës. Kjo mbështetje nuk ka munguar edhe në periudhat më të rënda dhe në periudhën e shtetformimit. Diskutuam për sfidat që na presin, të cilat do të duhet t’i kalojmë së bashku.”- tha Osmani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...