7.5 C
Tiranë
Friday, February 6, 2026
spot_img

“Vjedhje e bujshme shtetërore”, Berisha: Zhduken 1.200 shishe vere shekullore me vlerë 4 mln euro nga vinoteka e Ergys Agasit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur sot akuza të rënda publike, duke denoncuar atë që e cilëson si një “vjedhje shtetërore” të shisheve të verës me vlerë miliona euro, të sekuestruara më herët gjatë një kontrolli të BKH-së në vilën e të akuzuarit nga SPAK, Ergys Agasi.

Sipas Berishës, rreth 1.200 shishe vere të rralla, disa prej të cilave të prodhimit të vitit 1920 dhe mbi 70-vjeçare, me një vlerë totale të përllogaritur rreth 4 milionë euro, janë zhvendosur nga kantina e Agasit me ndihmën e zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit dhe Doganave. Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama si të lidhur drejtpërdrejt me këtë ngjarje, duke pretenduar se kantina mbante edhe emrin “Vinoteka e Edit”.

Sipas kreut të PD-së, vinoteka u zbulua pas një kontrolli të befasishëm të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku rezultoi se shishet e verës ishin futur kontrabandë dhe pa pulla fiskale. Për këtë arsye, siç parashikohet në raste të tilla, doganat dhe tatimet e Tiranës u ngarkuan me marrjen në ruajtje të mallrave.

Megjithatë, Berisha pretendon se gjatë kësaj periudhe, shishet me vlerë të lartë janë larguar me shpejtësi. Sipas tij, nën kujdesin e drejtuesve të doganës së Tiranës dhe Policisë së Shtetit, një grup personash, të cilët ai i cilëson si krerë të karteleve kriminale, i kanë transportuar shishet në pesë kamionë drejt zonës së Linzës.

Në vend të tyre, sipas denoncimit, në kantinë janë lënë rreth 1.200 shishe vere me etiketa të tjera, pa vlerë të konsiderueshme tregu dhe me pulla fiskale, duke e cilësuar të gjithë veprimin si “një vjedhje të mirëfilltë shtetërore”.

“Në këtë mënyrë, pronari i vërtetë, Edi Rama, mori mallin e futur kontrabandë me vlerë 4 milionë euro, ndërsa Agasi shpëtoi nga vepra penale e kontrabandës së mallrave të akcizës”, shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook.

Sipas tij, kjo ngjarje është një tjetër provë e funksionimit të asaj që ai e quan “narkoshtet”, duke akuzuar institucionet për bashkëpunim me krimin dhe për pengim të drejtësisë. Deri në këto momente, nuk ka pasur reagim zyrtar nga institucionet e përmendura apo nga kryeministri Rama lidhur me këto akuza.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Princ Leka dhe Blerta Celibashi drejt martesës: ceremonia pritet së shpejti

0
Pas një periudhe të gjatë lidhjeje dhe stabiliteti publik, Princ Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten të hedhin hapin më të rëndësishëm në historinë...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu në Reanimacion pas problemeve me frymëmarrjen

0
Tiranë – Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) pas komplikacioneve shëndetësore...

Tragjedi në Itali: Katër anëtarë të familjes shqiptare humbin jetën nga rrjedhja e gazit...

0
Lucca, Itali – Janë zbardhur detaje të reja për tragjedinë që goditi një familje shqiptare në qytetin italian të Luccas, ku katër anëtarë humbën...

“Evropa mund të mbrohet vetëm brenda NATO-s” – Mediu në Forumin e Sigurisë në...

0
Në Uashington DC u zhvillua Forumi i Sigurisë me temë “Investimi 5% në Mbrojtje dhe Partneriteti me SHBA-në”, i organizuar nga kryetari i Partisë...

Taulant Kondi emërohet drejtor i ri i Policisë Bashkiake Vlorë

0
Pas më shumë se një muaji pa drejtues të emëruar, Policia Bashkiake e Vlorës ka një lider të ri. Taulant Kondi është zyrtarisht emëruar...