Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar të shtunën përmes platformës X se mbështet veprimet ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, duke theksuar se “ka ardhur ora e lirisë për popullin e Iranit” falë udhëheqjes së SHBA-së dhe presidentit Donald Trump.
Osmani ka nënvizuar se Republika e Kosovës qëndron e palëkundur pranë Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, duke mbrojtur vlerat e lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
“Kosova do të vazhdojë t’i mbështesë veprimet e ndërmarra nga SHBA dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë një shans përfundimtar lirisë dhe paqes”, ka shtuar presidentja, duke dënuar sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve në Lindjen e Mesme.






