24.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

Vladimir Putin shpall zyrtarisht aneksimin e katër rajoneve të pavarura të Ukrainës

Dyert e arta të Kremlinit janë hapur dhe Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij për të shpallur zyrtarisht aneksimin e katër rajoneve të pavarura ukrainase, raporton BBC.

Putin thotë se njerëzit e katër rajoneve të Ukrainës që ai po planifikon të aneksojë kanë marrë vendimin e tyre.

“Rezultatet dihen, dihen mirë. Njerëzit bënë zgjedhjen e tyre – e vetmja zgjedhje”

Por Putin nuk ndalet dhe pse referendumet u dënuan si të paligjshme nga Perëndimi dhe ekspertët ligjorë.

“Jam i sigurt se Asambleja Federale do të mbështesë katër rajonet e reja të Rusisë, katër subjekte të reja të Federatës Ruse… sepse ky është vullneti i miliona njerëzve,” thotë Putini që pasohet nga duartrokitje të forta.

Ai thotë se rezultatet e referendumeve janë “e drejta natyrore” e atyre që votuan.

Presidenti rus thekson se qytetarët e Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson kanë bërë “zgjedhjen e tyre” dhe thotë se aneksimi i territorit ukrainas tani është i panegociueshëm. Ai i bën thirrje Ukrainës që të negociojë.

Putini i eshte kthyer pas dhe historise – duke pretenduar se shumë breza rusësh kanë luftuar për këto toka.

Presidenti rus e mbrojti atë që po bën në Ukrainë, aneksimin e katër zonave të vendit – duke thënë se ato janë territore ruse dhe duke fajësuar Perëndimin për përpjekjen për të nënshtruar Rusinë.

Ky fjalim – në sallën e Shën Gjergjit në Kremlin – pason të ashtuquajturat “referendume” në rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia të kontrolluara nga Rusia.

Putin: Perëndimi ‘lakmitar’ po përpiqet të shpërbëjë Rusinë

Vladimir Putin i bëri jehonë pretendimeve të mëparshme te tij se Perëndimi po përpiqet të gjunjëzojë Rusinë, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

“Perëndimi dëshiron të marrë nën kontroll Rusinë me monedhat e saj të reja dhe zhvillimet teknologjike. Perëndimi po përpiqet të anulojë kulturën e Rusisë. Perëndimit nuk i intereson, ata duan fitimin e tyre. Ata janë të shqetësuar që ekziston një vend kaq i pasur”, tha ai duke treguar për mineralet e mëdha dhe burimet e tjera të Rusisë.

Putin e përshkruajti Perëndimin si “lakmitar”, duke thënë se dëshiron që Rusia të jetë “kolonia” e tij. Kjo është arsyeja pse, vazhdon ai, Perëndimi po bën një “luftë hibride” kundër Rusisë.

“Ata nuk duan të na shohin një shoqëri të lirë. Ata duan të na shohin si një turmë skllevërsh,” pohoi Putin.

Dhe, përsëri me duartrokitje të forta, ai thotë: “Ata nuk kanë nevojë për Rusinë. Ne kemi nevojë për Rusinë!”

Putin: Një minutë heshtje për ushtarët trima 

Vladimir Putin ka kërkuar mbajtjen e një minutë heshtje për të kujtuar ushtarët “trima” që kanë vdekur.

Ai tha se ushtarët trima vdiqën gjatë operacioneve speciale dhe ata janë heronjtë e Rusisë.

“Ata vdiqën duke luftuar për tokat e tyre”, tha ai.

Koncert pas fjalimit të Putinit

Pas fjalimit të Putinit, në Sheshin e Kuq të Moskës do të mbahet një koncert.

Afër skenës së koncertit tashmë janë vendosur mbishkrimet “Donjeck, Luhansk, Zaporizhja, Herson – Rusi”.

Putin e ka njour pavarësinë e rajoneve ukrainase, Herson dhe Zaporizhja përmes dekreteve të nënshkruara një ditë më parë.

Ky vendim ia hap atij rrugën për t’i aneksuar rajonet në fjalë.

Këto dekrete janë të ngjashme me ato që Putin i ka nënshkruar në muajin shkurt për rajonet Donjeck dhe Luhansk para se të niste pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Këto katër territore krijojnë një korridor të rëndësishëm në mes të Rusisë dhe Gadishullit ukrainas të Krimesë, të cilin Moska e ka aneksuar më 2014.

Së bashku, të pesë rajonet përbëjnë 20 për qind të territorit ukrainas.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT