10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Vlera e investimeve të bankave në filiale rritet me 66%

Sektori bankar në vitin 2021 i rriti ndjeshëm investimet në filiale dhe kompani të kontrolluara.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vlera e aksioneve dhe e instrumenteve të ngjashme të kapitalit të zotëruara nga sektori bankar në fund të muajit tetor 2021 kishte vlerën e 15.4 miliardë lekëve ose rreth 126 milionë eurove. Krahasuar me një vit më parë, vlera e instrumenteve të kapitalit është rritur me pothuajse 66%.

Rritja e vlerës së aseteve të bankave në formën e instrumenteve të kapitalit nuk ka ardhur vetëm nga injektimet direkte të kapitalit, por në një pjesë të madhe nga rritja organike e kapitalit të filialeve, falë fitimeve të akumuluara në kohë, rezervave apo instrumenteve të tjera të ngjashme.

Rritja e këtyre aseteve në afatin e gjatë dëshmon përgjithësisht një ecuri pozitive të investimeve në filiale dhe një aktivitet fitimprurës të tyre.

Struktura e investimeve të sektorit bankar në filiale është e përqendruar kryesisht jashtë vendit.

Aksionet dhe kapitali në bizneset jorezidente përbën rreth 77% të totalit për sektorin bankar shqiptar. Krahasuar me një vit më parë, vlera e këtyre aseteve është zgjeruar me 27%.

Investimet e sektorit bankar në ndërmarrje jorezidente lidhen kryesisht me degë dhe filiale të bankave shqiptare në Kosovë.

Që prej vitit 2008, aty ushtron aktivitet dega e Bankës Kombëtare Tregtare, që në vitin 2019 u shndërrua në njësi të veçantë, e ndarë nga banka mëmë në Shqipëri.

BKT Kosovë ka shënuar rritje të shpejtë në vitet e fundit dhe pjesa më e madhe e instrumenteve jorezidente të kapitalit i takon kësaj kompanie. Në fund të tremujorit të tretë, totali i kapitalit aksioner të BKT-Kosovë arriti ën pothuajse 85 milionë euro.

Gjithashtu, vitin e kaluar në Kosovë nisi aktivitetin edhe banka e dytë me kapital shqiptar, Credins Bank. Credins Kosovë e ka nisur aktivitetin në formën e degës së bankës në Shqipëri dhe në fund të shtatorit 2021 kishte një kapital aksioner neto në vlerën e 9.4 milionë eurove.

Një tjetër bankë shqiptare që ka manifestuar qëllimin për të hyrë në Kosovë është edhe Tirana Bank, por, deri tani, ajo ende nuk është licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

Megjithëse në pakicë, me rreth 23% të totalit, kapitali në kompanitë rezidente është në rritje edhe më të shpejtë, me 2.6 herë më shumë krahasuar me një vit më parë.

Investimet e bankave në filiale në Shqipëri kanë shkuar kryesisht në institucione financiare jobanka me aktivitet në fushën e qirasë financiare, në shoqëri administrimi të fondeve të pensionit dhe të investimit, si edhe në tregje dhe regjistrarë të letrave me vlerë.

/Monitor

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...