8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Vlerat e jashtëzakonshme të hurmave të Arabisë për shëndetin

Hurmat e Arabisë janë ndër frutat e thata më të shëndetshme për organizmin e njeriut. Të pasura me fibra, ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe ruajtjen e një sistemi tretës të shëndetshëm. Fibra që gjendet tek këto fruta lidhet me kolesterolin, duke parandaluar përthithjen e tij në gjak, gjë që kontribuon në uljen e nivelit të tij.

Përveç fibrave, hurmat janë të pasura me antioksidantë si beta karoteni, zeaksanthina dhe luteina, të cilat ndihmojnë në parandalimin e formimit të molekulave yndyrore në enët e gjakut dhe depozitimin e tyre të dëmshëm. Studimet tregojnë se antioksidantët që gjenden tek hurmat kanë një efekt të fuqishëm në uljen e kolesterolit dhe parandalimin e arterosklerozës.

Por, përfitimet e hurmave nuk mbarojnë këtu. Ato janë një burim i pasur i kaliumit, i cili ndihmon në parandalimin e diarresë dhe përmirësimin e mikrobiomës së zorrëve. Ky efekt ndihmon në parandalimin e konstipacionit dhe përmirësimin e tretjes. Për të përfituar prej tyre, mjafton të mbani disa hurma në ujë dhe të pini lëngun në mëngjes.

Hurmat janë gjithashtu të dobishme për ata që kërkojnë të humbasin peshë, për sa kohë konsumohen në doza të moderuara. Ato përmbajnë hekur në sasi të konsiderueshme, çka i bën të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve, grave shtatzëna dhe njerëzve të prekur nga anemia. Në 100 gramë hurma do të gjeni rreth 11% të dozës së rekomanduar ditore të hekurit, një element thelbësor për transportimin e oksigjenit në gjak.

Për më tepër, hurmat janë të pasura me minerale si magnezi dhe kaliumi, të cilat ndihmojnë në mbajtjen e tensionit të gjakut në nivele të shëndetshme, mbrojnë zemrën dhe forcojnë sistemin nervor.

Konsumimi i 100 gramë hurma arabie në ditë është një mënyrë e shkëlqyer për të ruajtur një shëndet të mirë dhe për të përfituar nga vlerat ushqyese të këtyre frutave të jashtëzakonshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...