12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Vlora vazhdon nën ujë: Përmbytje masive dhe evakuime pas motit të keq

Qyteti i Vlorës u zgjua i përmbytur pasi moti i keq dhe reshjet intensive të shiut shkaktuan dëme të mëdha. Situata më alarmante ishte në disa lagje ku përmbytjet detyruan evakuimin e 33 familjeve, të cilat kaluan natën në konvikte të siguruara nga Bashkia e Vlorës. Në total, 55 persona u zhvendosën nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve.

Lagjet më të prekura përfshijnë “Albano dhe Romina”, “Leg Sallat”, “28 Nëntori”, si dhe zona te Xhamia, “Kushtrim”, “Rilindja”, “Skela”, “Pavarësia”, rruga “Hasan Kushta”, dhe rruga “Gjergj Araniti”. Përmbytjet preken gjithashtu edhe rrugët afër Kishës Ortodokse, bibliotekës publike dhe bulevardit “Ismail Qemali”. Ende nuk ka një vlerësim të plotë për dëmet e shkaktuara në biznese dhe banesa, por autoritetet lokale pritet të fillojnë analizën dhe vlerësimin e situatës.

Një nga faktorët kryesorë që përkeqësoi situatën ishte çarja e kanalit të ujërave të larta, e cila shkaktoi vërshimin e ujit në qytet, duke mbuluar rrugët dhe lagjet kryesore. Niveli i ujit arriti deri në 50-60 cm, ndërsa rrjedha e fuqishme mori me vete objekte si karrige, tavolina dhe kosha mbeturinash, të cilët u spostuan deri në sheshin e Flamurit.

Për të përballuar emergjencën, në ndihmë të bashkisë erdhën Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, të cilët dërguan 2 moto varka, 2 ekipe të pajisura me motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake. Reshjet u ndalën rreth orës 19:00, por deri në atë moment, sasia e shiut ishte sa prurjet e shirave për të gjithë sezonin vjeshtë-dimër në Vlorë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji kritikon Berishën pas mbledhjes së Kryesisë së PD: Mos imitoni modelin e Ramës

0
Ish-deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Ervin Salianji, ka reaguar pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së ku u vendos ngritja e një grupi pune...

Berisha thirrje për “kryengritje paqësore” kundër Ramës: Opozita të mobilizohet

0
Në mbledhjen e Kryesisë së Partia Demokratike e Shqipërisë, kryetari i saj Sali Berisha bëri thirrje për “kryengritje paqësore të shqiptarëve deri në përmbysjen”...

Çmimi i naftës kalon 105 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin...

0
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rritje të fortë, duke kaluar mbi 105 dollarë për fuçi, ndërsa konflikti në Lindja e...

Bruno Fernandes arrin shifrën historike me Manchester United

0
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ishte protagonist në fitoren ndaj Aston Villa, duke krijuar dy golat e parë të skuadrës së tij. Mesfushori portugez...

Vrasja në Gjakovë, viktima xhaxhai i ish-finalistes së BBVK, Elijona Binakaj

0
Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, rezulton të jetë xhaxhai i ish-finalistes së Big...