Një situatë shqetësuese është regjistruar në Vlorë, ku vetëm pak orë pas vendosjes, disa koshave të rinj të mbeturinave u është vënë flaka.
Ngjarja ka ndodhur përgjatë rrugës Transballkanike, ku tre koshat janë përfshirë nga zjarri, duke krijuar probleme në zonë dhe duke alarmuar banorët.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe normalizimin e situatës.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij akti, ndërsa pritet që autoritetet të nisin hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.






