12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Vlorë: Pezullohet lundrimi për shkak të motit të keq

 

Autoriteti Portual i Vlorës ka njoftuar sot se për shkak të përkeqësimit të motit, do të ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit nga data 23 mars deri më 25 mars.

Po ashtu, anijet e transportit ndërkombëtar për pasagjerë dhe automjete në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë nuk do të operojnë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Sipas njoftimit, gjatë këtyre ditëve në gji dhe det të hapur, era do të fryjë me shpejtësi 25-40 m/s, ndërsa lartësia e dallgëve do të arrijë deri në 4.5 metra.

Masat e marra:

✅ Nga ora 06:00 e datës 23 mars ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit në det të hapur.

✅ Operatorët detarë duhet të marrin masa për sigurimin e mjeteve në port dhe gatishmërinë e ekuipazheve.

✅ Udhëtimet ndërkombëtare në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë janë pezulluar deri pas orës 22:00 të datës 24 mars.

✅ Përmirësimi i kushteve pritet të ndodhë pas orës 08:00 të datës 25 mars.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të masave, për të shmangur çdo situatë të rrezikshme në det.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sali Berisha merr pjesë në iftarin e Bashkisë Kavajë për Natën e Kadrit

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e së hënës në iftarin e organizuar nga Bashkia e Kavajës me besimtarët...

Halit Ergenc dhe Meryem Uzerli ribashkohen pas 15 vitesh për projektin “Imroz’da Bahar”

0
Aktori kryesor i serialit të njohur turk “Sulejman i Madhërishëm”, Halit Ergenc, dhe aktorja Meryem Uzerli do të rikthehen së bashku pas 15 vitesh...

Pronari i ONIMA, Erkand Shabani, reagon pas arrestimit të Gjestit:”Do të një konferencë për...

0
Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, pronari i kompanisë ONIMA, Erkand Shabani, ka reaguar për herë të parë publikisht për...

Arrestohet një 20-vjeçar shqiptar në Bruksel me 22.5 kg kanabis të sjell nga Bangkok

0
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në aeroportin e Bruksel pasi u kap me 22.5 kilogramë kanabis në valixhen e tij. I riu sapo kishte...

Juela ndërpret përqafimin mes Rogertit dhe Nikolës, gazetari Elton Tozaj:”Ja xhelozia”

0
Një nga momentet më të forta dhe emocionuese së fundmi në Big Brother VIP ishte ribashkimi i Rogerti me vëllain e tij pas katër...