22.5 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Vlorë: Pezullohet lundrimi për shkak të motit të keq

 

Autoriteti Portual i Vlorës ka njoftuar sot se për shkak të përkeqësimit të motit, do të ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit nga data 23 mars deri më 25 mars.

Po ashtu, anijet e transportit ndërkombëtar për pasagjerë dhe automjete në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë nuk do të operojnë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Sipas njoftimit, gjatë këtyre ditëve në gji dhe det të hapur, era do të fryjë me shpejtësi 25-40 m/s, ndërsa lartësia e dallgëve do të arrijë deri në 4.5 metra.

Masat e marra:

✅ Nga ora 06:00 e datës 23 mars ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit në det të hapur.

✅ Operatorët detarë duhet të marrin masa për sigurimin e mjeteve në port dhe gatishmërinë e ekuipazheve.

✅ Udhëtimet ndërkombëtare në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë janë pezulluar deri pas orës 22:00 të datës 24 mars.

✅ Përmirësimi i kushteve pritet të ndodhë pas orës 08:00 të datës 25 mars.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të masave, për të shmangur çdo situatë të rrezikshme në det.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....