8.5 C
Tiranë
Saturday, February 28, 2026
spot_img

Vlorë/ Rrezikohet historia 102-vjeçare e Shkollës “Tregëtare” në Vlorë: qytetarët paralajmërojnë peticion për mbrojtjen e objektit

Largimi i Shkollës “Tregëtare” drejt objektit të ri që po ndërtohet tek Shkolla “Industriale” ka ndezur alarmin tek qytetarët dhe historianët. Sipas zërave që qarkullojnë, hapja e këtij objekti lë rrugë për “miqtë oligark” që të marrin objektin e vjetër dhe të ndërtojnë aty pallate dhe hotele.

Shkolla, e themeluar nga Kryeministri Fan Noli në nëntor 1924, ka një histori 102-vjeçare dhe është një nga institucionet më të rëndësishme arsimore të qytetit të Vlorës. Për një shekull, aty kanë studiuar figura të shquara kombëtare.

Qytetarët tashmë kanë nisur mobilizimin: një peticion për mbrojtjen e objektit historik dhe për shmangien e çdo privatizimi apo ndërtimi mbi të. Idetë që qarkullojnë përfshijnë shndërrimin e tij në një muze apo një objekt në shërbim të qytetit dhe historisë.

Ky vendim për zhvendosjen e shkollës vjen pak muaj pas festimeve të 100-vjetorit të institucionit, më 8 nëntor 2024, dhe sipas kritikëve, është pjesë e një tendence më të gjerë për të ndryshuar peizazhin historik dhe arsimor të Vlorës, me ndikimin e oligarkëve dhe mbështetjen e Bashkisë dhe qeverisë.

Qytetarët e interesuar për të mbrojtur trashëgiminë historike të Shkollës “Tregëtare” janë ftuar të bashkohen në këtë iniciativë, ndërsa nga e hëna pritet të fillojnë veprimet konkrete për sensibilizimin dhe mbrojtjen e objektit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pas 24 vitesh, bashkëshorti ruan skenën e krimit dhe ndihmon arrestimin e vrasëses së...

0
Një ngjarje e pazakontë nga Nagoya, Japoni, rikthehet në qendër të mediave pas zhvillimeve në një çështje kriminale të vjetër. Në 13 nëntor 1999, Takaba...

Rama publikon pamje nga Korridori VIII: “Punë kolosale me standarde europiane, rrëshqitja në segmentin...

0
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i aksit të ri të Korridorit VIII (Elbasan – Qafë Thanë), duke theksuar ecurinë e punimeve...

Bulqizë, arrestohet administratori i një lokali për lojëra të paligjshme: “Loja e fundit” sekuestron...

0
Policia e Bulqizës ka finalizuar operacionin e koduar “Loja e fundit”, duke arrestuar Dorjan Myftar-in, 37 vjeç, administrator i një lokali-bar kafe, i cili...

Russell Brand para gjykatës për akuza të reja: “Nuk kam qenë kurrë i përfshirë...

0
Aktori dhe komediani britanik, Russell Brand, 50 vjeç, është paraqitur në Gjykatën e Kurorës në Southwark, Londër, për të dhënë deklarimin lidhur me dy...

Tragjedi në Skrapar: Gjendet trupi i 42-vjeçarit që u hodh në lumë pas mosmarrëveshjeve...

0
Pas një operacioni 10-ditor kërkim-shpëtimi, efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut gjetën trupin e Ilir Kurtit, 42 vjeç, i cili i dha fund...