8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Vlorë/ Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë bënë kapjen e shtetasit në kërkim L. Sh., 17 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, sepse në datën 14.02.2022, ka bërë kallëzim shtetasi B. T., 61 vjeç, me detyrë inspektor i ADMZ Vlorë, se ky shtetas ka prerë dru, në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin F. M., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar proceduan penalisht për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasin M. D., 48 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, sepse gjatë kontollit të ushtruar në subjektin në pronësi të tij, ka rezultuar se kishte punësuar punëtorë, në mënyrë të paligjshme, nuk deklaronte të ardhurat dhe nuk paguante taksat dhe tatimet sipas ligjit.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, shtetasin D. N., 32 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, pasi është konstatuar duke hedhur mbetje të ndryshme urbane, në tokë publike.

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi Th. N., 55 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit në administrim të këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një aparat celular që përdorej për lojëra fati të paligjshme.

Specialistët e Hetimit të Krimit në stacionin e Policisë Orikum proceduan penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasen T. B., banuese në Dukat, pasi ka ndezur një zjarr në tokën e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre, në Dukat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...