10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Vlorë/ Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për shtetasin K. M., 49 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autori i djegies së dy automjeteve në qytetin e Vlorës, në datën 14.04.2018.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë arrestuar në flagrancë shtetasit E. S., 51 vjeç, banues në Vlorë dhe E. SH., 33 vjeç, banues në Fier. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një pikë karburanti në Vlorë, duke shkarkuar një sasi të konsiderueshme nafte, pa dokumentacionin përkatës të origjinës së mallit. Këtë sasi karburanti dyshohet se shtetasi E. SH. e ka siguruar duke shpërdoruar detyrën gjatë kohës që ka qenë i punësuar pranë kantierit të naftës në fshatin Sherishtë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...