10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Von der Leyen: “Investimet në Ballkan, investime në të ardhmen e BE-së”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se investimet në Ballkanin Perëndimor janë investime në të ardhmen e BE-së.

Von der Leyen po mban të mërkurën fjalimin vjetor për gjendjen e BE-së, në një seancë plenare të Parlamentit Evropian.

Ajo përsëriti qëndrimin e bllokut për procesin e zgjerimit dhe, siç tha, rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për të ardhmen e BE-së.

Von der Leyen paralajmëroi se para fundit të këtij muaji do të udhëtojë në rajon, për të dërguar sinjalin e fortë për vazhdimin e procesit të zgjerimit.

“Investimet në Ballkanin Perëndimor janë investime në të ardhmen e Bashkimit Evropian”, tha ajo dhe shtoi se për këtë qëllim, BE-ja është duke zbatuar plane të veçanta për investime në vendet e rajonit.

Nga Komisioni Evropian kanë thënë se Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor më 28-30 shtator, por nuk kanë saktësuar se cilat vende do t’i vizitojë ajo.

Kjo vizitë do të ndodhë para samitit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Bërdo të Sllovenisë.

Von der Leyen tha se investimet e BE-së në Ballkanin Perëndimor përbëjnë 1/3 e bruto prodhimit vendor të rajonit.

Ajo foli edhe për masat që ka ndërmarrë BE-ja prejse ka nisur pandemia e koronavirusit, duke përmendur, siç tha, suksesin e bllokut në vaksinim, ndihmën me vaksina për vendet e tjera dhe miratimin e planit për t’iu ndihmuar shteteve anëtare për rimëkëmbje ekonomike.

Von der Leyen foli edhe për krizën në Afganistan, duke premtuar rritjen e ndihmës humanitare të BE-së për qytetarët e këtij shteti, i cili, muajin e kaluar, ka rënë nën kontrollin e militantëve talibanë.

Gjatë debatit në Parlamentin Evropian edhe ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anze Logar, vendi i të cilit kryeson me BE-në, konfirmoi se zgjerimi i bllokut evropian dhe Ballkani Perëndimor janë prioritet dhe kjo do të jetë tema e samitit të BE-së që do të mbahet në Slloveni në muajin tetor.

Gjatë debatit në parlamentin Evropian edhe Ministri i jashtëm i Sllovenisë Logar, vendit që kryeson bashkimin Evropian, konfirmoj se zgjerimi i BE-së dhe Ballkani Perendimroë janë prioritet dhe se kësaj teme do ti kushtohet samiti i radhës i BE-së në fillim të tetorit në Slloveni.

/REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...