30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

“Vaksinimi s’ka pse të jetë i detyrueshëm”/ Rektori i Universitetetit të Tiranës, Artan Hoxha del kundër vaksinimit me detyrim të studentëve

Rektori i Universitetetit të Tiranës, Artan Hoxha foli sot për propozimin e kryeministrit Edi Rama për të ndaluar stundetët e pavaksinuar në auditore.

Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha ka dalë kundër vaksinimit me detyrim të studentëve.

Sipas tij ata ende nuk e dinë si do të vijojë mësimi këtë vit akademik, ndërkohë  75% e pedagogëve janë të vaksinuar.

“Besoj se mesi i muajit tetor do të jetë fillimi i vitit akademik, diskutimi është nëse ky vit akademik do të jetë online apo në auditore apo një kombinim mes të dyjave.

Ne nuk privojmë asnjë nga e drejta për arsimim. Ne nuk duhet të flasim me sikur, do të duhet të flasim mbi atë që do të ndodhë, mbi vendimarrjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët do të sqarojnë si do të jetë akomodimi i njerëzve me instiuconet. Pa e ditur se si do të jetë pozicionimi, nuk mund të bëj deklarata në lidhje me këtë çështje.

Ne do ti marrim të gjitha masat që studentët të jenë të sigurt dhe që asnjë student mos të humbasë mësimet në Universitetin e Tiranës”, tha Hoxha.

Teksa bëri me dije se viti i ri akademik me shumë gjasa do të fillojë në mes të muajit tetor, Hoxha theksoi se ende Ministria e Arsimit nuk e ka marrë vendimin mbi mënyrën e zhvillimit të mësimit, nëse ai do të vijojë të jetë online apo do të kemi një rikthim në auditore.

“Në ambiente të caktuara ti nuk mund të futesh pa disa masa të caktuara, apo kanë vënë dhe mekanizmin që ti nuk mund të kalosh nga një territorr në një trerritor tjetër, në mënyrë që të mos përhapet sëmundja.

Rregulli i përgjithshëm është që vaksinimet dhe trajtimet mjekësore janë vendime personale, por ka edhe një raport midis interesit publik dhe interesit të indvidit. Në vende me demokraci më të zhvilluara se ne, i kanë bërë këto llogari dhe kanë parë kush është efekti dhe si duhet të përballemi dhe ka disa disponime Franca, Greqia… që vaksinimin e disa kategorive e ka bërë të detyrueshëm.

Ka protesta ka kundërshti, ka subjektivizëm, ka konspiracion në këtë mersele të madhe, por ne si institucione arsimore besojmë në shkencë.

Unë jam munduar të marr numrin e studentëve të vaksinuar, por në bazën e të dhënave të vaksinimit është e shënuar mosha ose qyteti, por jo nga vijnë dhe nëse janë student apo jo.

Vaksinimi s’ka pse të jetë i detyrueshëm. Unë kam të dhëna për stafin akademik, ku nga 1200 janë vaksinuar mbi 900. Shumica prej tyre, rreth 760, me të dyja dozat, ndërkohë që 160 janë vaksinuar me një dozë”, përfundoi rektori Hoxha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...