19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Von der Leyen në Tiranë: “Shqipëria ka bërë progres, por datat e Ramës për BE-në janë vetëm ambicie”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, por ka theksuar se ende nuk ka një datë konkrete për anëtarësimin.

Von der Leyen theksoi se procesi i integrimit mbetet i bazuar në merita dhe reforma reale, duke theksuar se Shqipëria ka ende punë për të bërë.
“Ne të gjithë themi me të drejtë që kushti i zgjerimit bazohet tek meritat, dhe meritat e Shqipërisë janë të dukshme. Është një proces normal i hapjes së kapitujve dhe të punuarit për reformat, në mënyrë që të bëheni pjesë e BE,” – deklaroi ajo.

Në fjalën e saj, Von der Leyen nuk la pa komentuar edhe afatet optimiste të shpallura nga kryeministri Rama, duke theksuar se ato janë “vetëm ambicie” dhe jo data zyrtare nga Brukseli.

Ky qëndrim i përsëritur nga zyrtarët europianë vjen ndërsa qeveria shqiptare vazhdon të deklarojë se anëtarësimi në BE është çështje kohe, ndërsa Brukseli kërkon më shumë rezultate konkrete në reforma, drejtësi dhe sundimin e ligjit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...