11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Votimi i anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese në Kuvend sjell debate/ Alibeaj: “Doni të çoni njeriun tuaj, Ardian Dvorani”

Votimi i anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese në Kuvend, ka hapur debat gjatë seancës së sotme parlamentare. Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se gjatë seancës është kërkuar të bëhet një votim i fshehtë me kuti për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe për kreun e Avokatit të Popullit.

Bardhi tha se kjo është një formë mafioze dhe korruptive për të votuar në fshehtësi anëtarin e GJK-së. Ndërsa deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se kjo bëhet me qëllim që Kuvendi të zgjedhë Ardian Dvoranin si anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se është e përcaktuar në ligj që zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, bëhet përmes votimit të fshehtë.

Bardhi: Sapo jemi informuar nga sekretariati i votimeve mbi procesin e votimit për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Gr juaj parlamentar, sipas një skenari të njohur nga gr parlamentar i PD, ka propozuar që të bëhet një votim i fshehtë me 4 fletë votimi. Ne e dimë arsyen pse po propozoni një proces të tillë kaotik votimi, për dy nga institucionet më të rëndësishme, siç është GJK dhe Avokati i popullit. Kërkoj që si drejtuese, në efekt të vendimmarrjes së gr tonë parlamentar, nëse ky informacion i

Është apo jo i vërtetë. Shndërrimi i procesit të përzgjedhjes së anëtarit të GJK në një prioces mafuioz dhe korruptiv në Parlament, është akti më i rëndë. Çdo tentativë e juaja për të imponuar me forma duke lënë gjurmë se çfarë jeni duke bërë dhe në mënyrë antikushtetuese, do dështojë. Thirrja ime është tërhiquni sa nuk është vonë.

Na sqaroni për procedurat, që ne të kemi mundësi të paraqesim kërkesa proceduriale. Shndërrimi i procesit të përzgjedhjes së GJK në një proces mafioz, korruptiv, është akti më i rëndë që i ka ndodhur parlamentarizmit në këto vite.

Alibeaj: Po ju kujtoj që pas 3 minutash, në orën 4 është njoftuar sekretariati për procedurat dhe votimet, dhe është thirrur për organizimin e votimit të fshehtë. Nuk mund të thoni tani që do bëhet më vonë. Është bërë kërkesa. Kërkohet të mblidhet tani, pa ardhur koha e votimit. Të mblidhet sekretariati dhe të përgatitet ajo që keni bërë ndërmend. Jua thashë dhe në komisionin e ligjeve, është në shkelje ligjore. Ja kërkova kryetares së komisionit. Ju vazhdoni edhe në komision, sepse doni të çoni njeriun tuaj, Ardian Dvorani. Po vazhdoni në seancë për të krijuar një katrahurë, për të çuar njeriun tuaj politik. Po shkelni këtë proces. Hiqni dorë. Jepni sqarimet siç u kërkua nga Bardhi.

Bushka: Unë i quaj të pavenda këto diskutime. Nuk po bëjmë asgjë përveçse po zbatojmë rregulloren e Kuvendit. Askush nuk po bën asgjë në fshehtësi. Në radhë të parë, procedura e votimit për anëtarët e GJK, është e parashikuar në ligj, bëhet me votim të fshehtë. Në bazë të rregullores, kanë kërkuar të bëhet një votim i fshehtë me kuti. Është paraqitur kjo kërkesë, është bërë e sekretariatit të votimeve, dhe do merret vendim sipas rregullores. Mos e bëni pis procesin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...