13.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Vrasja e 72-vjeçarit në Memaliaj: Detaje të reja nga hetimet

Sipas informacioneve paraprake, 72-vjeçari Faik Hajdini, i cili u gjet i vdekur në një përrua në fshatin Zhapokikë në Memaliaj, është vrarë. Hetimet fillestare kanë zbuluar se Hajdini ka marrë dy goditje fatale në qafë dhe në kokë, me mjete prerëse si sëpatë dhe thikë. Plaga në qafë ka shkaktuar hemoragji të rëndë, që ka çuar në vdekjen e tij.

Terreni i vështirë në vendin e ngjarjes, ku trupi i të ndjerit u gjet ende i palëvizur, ka bërë që specialistët e grupit hetimor të jenë në vendngjarje për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vrasjes. Sipas pistës fillestare, Hajdini është qëlluar për vdekje dhe për të fshehur gjurmët, vrasësi ka hedhur trupin e tij në një humnerë.

Alarmi për humbjen e Hajdinit u dha nga familjarët e tij, të cilët kishin humbur kontaktet me të prej 48 orësh. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...