18.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

Vrasja e 78-vjeçarit në Korçë, fqinjët: “Njeri i qetë, pa konflikte me askënd”

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së 78-vjeçarit Gëzim Vija, i cili u gjet i pajetë në banesën e tij në Korçë.

Ndërkohë, dëshmitë e banorëve të zonës hedhin dritë mbi profilin e viktimës. Fqinji i tij, Simon Muço, është shprehur se i moshuari ishte një person i respektuar dhe pa probleme me askënd.

“Gëzimi ishte shumë njeri i mirë, i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë. Nuk kishte konflikte me askënd, ishte ndër më të mirët në lagje”, u shpreh ai, duke shtuar se zona njihej për qetësinë dhe sigurinë.

Sipas tij, viktima kishte marrëdhënie të mira edhe me familjen, ndërsa djali i tij punonte si mekanik dhe e vizitonte rregullisht.

Autoritetet po punojnë për të zbuluar rrethanat e krimit dhe për të identifikuar autorin apo autorët, ndërsa deri më tani nuk ka një pistë zyrtare mbi motivin e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime për falsifikim në pasurinë e gjyqtares Irena Gjoka, kontrata e vitit 1996 në...

0
Detaje tronditëse kanë dalë së fundmi në lidhje me pasurinë e gjyqtares Irena Gjoka, duke ngritur dyshime serioze mbi procesin e saj të vetingut....

“Sa më e madhe diferenca në moshë, aq më i rrezikshëm divorci” – studimi...

0
Një studim i ri nga Emory University ka zbuluar se diferenca në moshë mes partnerëve mund të ketë një ndikim më të madh në...

“Edi Rama po minon besimin e vendeve anëtare” – Bardhi akuzon kryeministrin për vonesa...

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për një fushatë...

Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me të miturin në prani të dy bashkëmoshatarëve të tij, shpallet...

0
Një 17-vjeçar në Gjirokastër është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar, në prani të dy të...

Korçë, 78-vjeçari Gezim Vija u gjend i vrarë në banesë nga punonjësi i postës

0
Trupi i pajetë i 78-vjeçarit Gezim Vija u zbulua mëngjesin e së enjtes nga një punonjës i postës që shpërndante pensionet. Kur ai nuk...