3.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth, policia heton dy pista: Trafiku i narkotikëve dhe hakmarrja

Prishja e pazareve të drogës dhe hakmarrja janë pistat kryesore që po heton policia e Durrësit për atentatin e ndodhur mbrëmjen e të martës tek shinat e trenit në Katund Sukth ku mbeti i vrarë 38 vjeçari Fatjon Dervishi. Viktima, i cili njihej vitet e fundit edhe me emrin Toni Margen, rezulton i hetuar për trafik droge në Holandë. Ky aktivitet i tij është një nga pistat kryesore të hetimit. Pas zbulimit të faktit se viktima ishte hetuar në Holandë për trafik droge, policia shqiptare është në pritje të informacioneve shtesë nga Interpoli.

Hetuesit kanë kërkuar më shumë të dhëna për persona me të cilët 38-vjeçari nund të ketë pasur konflikte apo llogari të pambyllura por edhe për aktivitetin e tij në vende të tjera të BE, pasi së fundi bashkëjetonte ne Gjermani me një shtetase të huaj. Autorët e atentatit dyshohet se kanë qenë dy persona të cilët u larguan në këmbë nga vendi i ngjarjes duke përftuar edhe nga errësira.

Njëri prej tyre besohet se qëlloi me saktësi mbi makinën e Fatjon Dervishit 15 herë ndërsa tjetri vëzhgoi viktimën dhe orientoi lëvizjet në zonë. Pas shtatë personave të parë të shoqëruar, përfshirë edhe shokun e viktimës E.Sh, që ndodhej në makinë dhe mbijetoi, policia ka vijuar me pyetjen e shtetasve të tjerë që besohet se kanë dijeni mbi rrethanat e hetimit, por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve që besohet se janë vrasës me pagesë. Pista tjetër e hetimit, është ajo e hakmarrjes, e lidhur me Fatbardh Dervishin, i njohur edhe me mbiemrin Bardhi, vëllai i 38-vjeçarit të vrarë në Sukth.

Policia po verifikon edhe këtë pistë, pasi 33-vjeçari i ekstraduar në Shqipëri në korrik të këtij viti, rezulton drejtues i një bande grabitjesh me bazë në Malaga të Spanjës. Gjatë aktivitetit të tij, Fatbardh Dervishi ishte akuzuar edhe për disa vjedhje në magazine droge që i përkisnin grupeve kriminale në Spanjë.

Në vitin 2018 vëllai i të vrarit në Sukth ishte akuzuar për zhdukjen e shqiptarit Taulant Malshi në Spanjë ndërsa në janar 2022 kishte plagosur në një hotel të dashurën e tij E.Koroveshi, 23 vjeçe. Pikërisht për këtë vepër, Fatbardh Dervishi po gjykohej në gjykatën e Durrësit për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT