28.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Ja kush është njeriu i 9 vrasjeve, Laert Haxhiu,nga hakmarrja për familjen tek vrasjet me porosi

Ishte fare i ri, kur banda e Aldo Bares i dogji shtëpinë, dhe i vrau nipin, Bledar Haxhiun. Laerti i njohur si vrases gjakftohtë kishte hyrë në botën e krimit pak para se Lushnja, qyteti i tij, ashtu si i gjithë vendi u përfshi në rremujat e 97-s. Lista e krimeve për të cilat akuzohet Laert Haxhiu është e gjatë. Akuzohet se qëndron pas të paktën 16 krime te rënda

Mes nëntë vrasjeve për të cilat Haxhiu akuzohet se është organizator dhe porositës janë edhe 2 ekzekutime të ndodhura në Athinë, atë të Lulzim Qorrit, në Dhjetor 2018 dhe Dikens Halilit, në Tetor 2021. “Të dhënat e siguruara do t’i dorëzohen autoriteteve greke brenda ditës”, tha Rrumbullaku. Laert Haxhiu ndodhet aktualisht i burgosur në Janinë për largim nga vendi i aksidentit dhe prishje e qetësisë publike. Kërkesa e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij në Gusht u rrëzua nga Gjykata e Janinës. Rrumbullaku tha “Jemi në komunikim të vazhdueshme dhe kemi besim që do t’ia arrijmë pavarësisht problematikave ligjore mes dy vendeve”.

Rivali i Aldo Bares, kërkohet që prej vitit 2017 për masakrën e Lushnjës, ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, kohë kur u dënua fillimisht nga Gjykata e Lushnjes me 18 vjet burgim për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, si autor i një ngjarje në 2016 me dy plagosur, njeri Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Në Greqi, Laerti prezantohej si gjerogjian me emrin Mikis Askalidis. Arrestimin e tij, kronikanët e vlerësuan si fundin e një tentative të pinjollëve lushnjar për të bërë vetëgjyqësi ndaj krimeve e bandës së Aldo Bares.

Vrasja e biznesmenit Besmir Hidës duke pirë kafe, daja i Zamir Latifit, viktimës së atentatit më lart, ishte terrorizuese. Laerti u dyshua, por asgjë e zbardhur. Në vitin 2019 u gjet në një lokal, i vrarë me një plumb në kokë Enver Boriçi, vëllai i Arben Boriçit, i dënuar me burgim përjetë, si anëtar i bandës së Lushnjes. Trupi i pajetë në 19 Tetor të vitit 2021 në afërsi të lumit Shkumbin, u identifikua si Alban Semaku që sapo kishte dalë nga burgu i Peqinit, i dënuar për pjesmarrje në një vrasje të dyfishtë në vitin 1998, atëherë kur mbante emrin e vërtetë, Elton Mermali. Adoleshenti i Bandës së Lushnjës ishte një nga ekzekutorët direkt të Bledar Haxhiajt, kushëri me Laert Haxhiajn. Dyshimet janë se u vra për hakmarrje, por prokuroria arriti tek banda e re që nisi gjuetinë e lidhjeve të Aldo Bares në Lushnjë, sot pas 2 vjetësh

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...