3.5 C
Tiranë
Thursday, January 15, 2026
spot_img

Vrasja e Pavlin Prekës/ Prokuroria zbardh motivin: “Refuzimi i babait për dorën e vajzës”

Hetimet e prokurorisë për vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 26 shkurt të vitit të kaluar, tregojnë se nuk ka pasur konflikte të tjera që mund të shpjegojnë ngjarjen, përveç përpjekjeve të viktimës për të qenë me vajzën e të dyshuarit Vasel Koçeku dhe refuzimit të babait për t’i dhënë dorën e saj.

Emisioni “Në Shënjestër” publikoi dëshminë e vajzës, e cila tha se nuk kishte pasur asnjë kontakt me Pavlin Prekën dhe se motivin e vizitës së tij e kishte mësuar shumë më vonë, vetëm pas pyetjes së babait. Ajo shtoi se nuk kishte komunikuar kurrë me të riun në rrjetet sociale dhe nuk kishte dijeni për konflikte mes familjes së saj dhe viktimës.

Nga përgjimet ambientale mes familjes Koçeku dhe Klaudio Lisajt, i cili konsiderohet shok dhe kushëriri i vajzës, rezulton se nuk ka pasur komunikim midis dy të dyshuarve, ndërsa ditën e ngjarjes ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë mes Pavlin Prekës dhe Klaudio Lisajt. Ky i fundit, sipas hetimeve, ka shmangur deklarimin e bisedave për raportin që viktima dëshironte të kishte me vajzën e Vasel Koçekut.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër nxori urdhër ndalimi për Vasel Koçekun dhe Klaudio Lisajn, të cilët akuzohen për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim. Të ndaluarit refuzuan të jepnin sqarime mbi akuzat që u atribuohen.

Hetimet e deritanishme konfirmojnë se lidhja e drejtpërdrejtë mes viktimës dhe familjes Koçeku, përfshirë tatuazhin me emrin e vajzës në qafën e Klaudio Lisajt, ka luajtur rol kyç në motivin e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më kishte premtuar 500 mijë euro për Rinasin” – Konflikti i ashpër mes 4...

0
Një histori e komplikuar sentimentale dhe financiare ka nxjerrë në pah tensione mes katër personave të njohur në botën e krimit në Shqipëri: Talo...

Kufoma e një burri gjendet në plazhet e Qipros, autoritetet hetojnë lidhjen me biznesmenin...

0
Një trup i pajetë i një burri me identitet ende të panjohur është gjetur në një nga plazhet e Qipros, ndërsa autoritetet po hetojnë...

Tragjedi në Fier: 45-vjeçari ndërron jetë duke punuar në tokë

0
Një 45-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa po punonte tokën në Levan, Fier. Banorët e zonës e gjetën në gjendje të rëndë...

Rripi i Gazës përballet me krizë humanitare: 24 të vdekur nga i ftohti ekstrem,...

0
Situata në Rripin e Gazës po përkeqësohet ndërsa i ftohti ekstrem ka marrë jetën e 24 personave, përfshirë 21 fëmijë, sipas autoriteteve lokale. Shtatë...

“Më mirë një puthje sesa të ndash krevatin me një burrë të martuar” –...

0
Trekëndëshi Stelina-Keijsi-Ina ka ndezur debate të forta mes banorëve në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Ndërsa Ina rrëfente versionin e saj të situatës me...