Vrasja e shqiptarit mbrëmjen e djeshme në Sasso Pisano në Itali dyshohet se është bërë për larje hesapesh.
Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga përplasja me armë ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vrarë 36-vjeçari shqiptar Elson Kalaveri. Viktima ishte banor në Senë dhe bëhet me doje se drejt ka pasur të shtëna të shumta me armë.
Elson Kalaveri, 36-vjeç është qëlluar me breshëri plumbash.
Ai është qëlluar nga një automjet në lëvizje brenda të cilit dyshohet se po udhëtonin tre persona. Ndërsa Kalaveri ndodhej në makinë me një person tjetër i cili pas ngjarjes u largua duke kërkuar ndihmë.
Megjithatë për 36-vjeçarin nuk mund të bëhej më asgjë për ta mbajtur në jetë pasi atentatorët ishin siguruar që ta linin të vdekur.
Dëshmitarët në zonë i thanë policisë se autorët u larguan me shpejtësi me një makinë të errët. Kërkimet për kapjen e tyre vazhduan edhe gjatë orëve të natës në disa fshatra pak të banuar.
Kalaveri ka qenë i përfshirë në një ngjarje vite më parë, ku ka plagosur për të vrarë me plumb në kokë Genti Keçin në Mamurras, ndërsa ishte arrestuar për ngjarjen. Ngjarja në fjalë ndodhi në vitin 2014 brenda komisariatit, ku plagosi fqinjin e tij.
Sipas mediave italiane, ngjarja e djeshme ndodhi pas një përplasje me armë, ndërsa dyshohet se si motiv ka hakmarrjen.