10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Vrasja ne burgun e Peqinit/Eksperti i kriminalistikës: Gabim i policisë, shtëpia e Mjacajt duhej mbajtur në vëzhgim

Gjatë një interviste televizive, eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka shprehur mendimin se Policia e Shtetit ka bërë një gabim duke kryer menjëherë një kontrolle në shtëpinë e familjarëve të Sokol Mjacajt, autorit të vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit.

Sipas ekspertit, banesa e familjarëve të Mjacajt duhej mbajtur në vëzhgim, duke u siguruar se kush hynte dhe dilte, pas të cilës do të zhvillohej një kontroll më i hollësishëm. Ai argumenton se, edhe nëse vrasja supozohet të jetë kryer me pagesë, paratë e porositësve mund të ndryshojnë destinacion pas kontrollit të Policisë, prandaj një vëzhgim paraprak do të ishte më i përshtatshëm.

Karamuço shprehet: “Nëse ndodh një ngjarje në një burg, nuk lajmërohet Policia e Shtetit. Sepse drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka Policinë e Burgjeve. Pra, merr të gjitha masat për izolimin e personit, neutralizimin e të tjerëve, etj., dhe njofton drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Prokurorinë kur ka ngjarje. Nëse personat cënojnë sigurinë e burgut apo janë duke u larguar, atëherë njoftohet Policia e Shtetit.”

Ai vijon duke thënë se Policia e Shtetit ka shkuar menjëherë në shtëpinë e personit me idenë se aty mund të ishin çuar paratë, duke sugjeruar se kjo ka qenë një reagim i nxituar. Karamuço thekson se shtëpia duhej mbajtur në vëzhgim, duke monitoruar kontaktet e familjarëve dhe duke i mbajtur ata në përgjim për të siguruar informacion më të detajuar para se të shkohej për një kontrolle fizike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...