Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, rezulton të jetë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarë përmes postimeve në rrjetet sociale, raportojnë mediat në Kosovë.
Më herët, i ndjeri kishte reaguar publikisht edhe për aksidentin e rëndë në Kroaci, ku kishin humbur jetën nëna dhe motra e Elijonës.
Deri më tani, vetë Elijona Binakaj nuk ka bërë ndonjë reagim publik lidhur me ngjarjen tragjike që ka prekur familjen e saj.






