11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Vrasja që tronditi Gjermaninë/ Arrestohen në Spanjë dy të dyshuarit shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Spanjë, për shkak se dyshohet si autorë të një vrasje që ka ndodhur dy vite më parë në qyteton Volfsburgut në Gjermani. Të arrestuarit janë Orgest Kurteshi dhe Eglis Veraj, të cilët pritet të ekstradohen drejt Gjermanisë.

Kurteshi, 33 vjeç dhe Eglis Veraj, 27 vjeç, akuzohen për një vrasje të ndodhur në gusht të vitit 2019.

Më 13 gusht të vitit 2019, në Vorsfelde të Volfsburgut, një 20-vjeçar u gjet i plagosur rëndë në rrugë. Ai humbi jetën më pas në spital. Një tjetër 31-vjeçar i plagosur arriti që të mbijetonte. Të dy burrat ishin të mbuluar në gjak dhe kishin marrë plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Për të bërë të mundur kapjen e autorëve nisi operacioni “Tattoo”, ku u angazhua një skuadër prej 25 anëtarësh. Operacionit i është vendosur emri “Tattoo”, pasi pak kohë para se të vriteshin, dy të rinjtë sapo kishin dalë nga një studio tatuazhi.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja që ka shkaktuar atentatin ndaj të rinjve, por nuk përjashtohet pista e prishjes së pazareve të drogës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ambrozia Meta: “Rama më tha në korridor: ‘Je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat’”

0
Tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve janë rikthyer sërish në qendër të debatit publik, pas incidentit të ndodhur gjatë një konference për shtyp...

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...

Mos e hiqni shtresën e bardhë të portokallit: ekspertët tregojnë pse është shumë e...

0
Shumë njerëz, kur hanë një portokall, e heqin shtresën e bardhë që ndodhet nën lëkurë, e njohur si palcë ose albedo, kryesisht për shkak...

Operacionet “Bremen” dhe “Costa” godasin mafian shqiptare në Ekuador: 42 të arrestuar dhe një...

0
Dy operacione të mëdha policore, të koduara “Bremen” dhe “Costa”, kanë zbuluar përmasat e aktivitetit të mafies shqiptare në Ekuador, duke kurorëzuar dy vite...