Detaje të tjera tronditëse janë publikuar në lidhje me dhunën barbare deri në vdekje të 18-vjeçares nga Kosova, Marigona Osmani.
Avokati i familjes Osmani në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” thotë se Dardan Krivaqa ishte një person i dhunshëm. Mbi të rëndojë shumë akuza të rënda, numërohen rreth 135 të tilla. Sipas avokatit, këtë gjë e ka pranuar edhe shoku i tij, i cili mori pjesë në krim.
“Që është person i dhunshëm, këtë gjë e ka paraqitur dhe shoku i tij, kur ka dhënë deklaratën në polici. Ai ka thënë se ka qenë i dhunshëm ndaj bashkëshortes së vetë. Ai ka thënë në polici se e ka parë dhunën, por nuk ka dashur të ndërhyjë në marrëdhëniet bashkëshortore. Ndërsa bashkëshorti i Marigonës nuk ka folur në polici, ka vendosur të mbrohet në heshtje. Ai nuk i ka kërkuar falje familjes së 18-vjeçares, nuk është deklaruar fare”, u shpreh avokati.
Më tej avokati shton se prania e Arben Sejdiu në banesën e Krivaqes eshte e dyshimte, megjithate do të presin edhe deklaratën e dytë të tij, ku pritet të japë të tjera informacione në lidhje me krimin.
“Prania e tij në banesë është e dyshimtë, por nuk mund të paragjykojmë. Kam besimin e plotë të prokuroria dhe hetuesit. Ai jeton jashtë në fakt, në Zvicër. Ai është i martuar në Zvicër dhe ka ardhur për pushime, nuk e di akoma pse ka qenë në shtëpinë e tyre. Ai thotë se e kanë dërguar vajzën në spital, pasi mendonin se kishte ende shenja jete. Ata kanë thënë se kanë një vajzë në rrezik për jetën dhe janë larguar nga spitali. Në momentin që është dorëzuar te dera e spitalit e reja, janë hapur kamerat e sigurisë dhe janë publikuar fotografitë e autorëve”.