19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Vrasje e rëndë në Belgjikë: Një Shqiptar humb jetën në një mosmarrëveshje për parkimin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Machelen, Belgjikë, ku një 43-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri dhe kushëriri i tij është plagosur rëndë. Viktima është identifikuar si Shpëtim A. Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 gusht dhe shpërtheu pas një mosmarrëveshjeje për një vend parkimi.

Sipas mediave vendase, sulmi u krye nga një burrë 61-vjeçar që qëlloi mbi fqinjin e tij 43-vjeçar dhe mbi kushëririn e tij 19-vjeçar. Pas goditjes, Shpëtim A. vdiq nga plagët e marra, ndërsa kushëriri i tij ndodhet në gjendje të rëndë dhe është në rrezik për jetën. Autori i krimit u arratis pas ngjarjes, por u kap më vonë nga policia.

Një dëshmitar ka raportuar se ka parë gruan e viktimës duke qajtur dhe bërtitur, duke pyetur nëse burri i saj po merrte frymë. Fqinjët kanë bërë të ditur se kishte pasur probleme të vazhdueshme mes autorit, një italian, dhe viktimës, një shqiptar. Në momentin e ngjarjes, në shtëpinë e viktimës po zhvillohej një festë ditëlindjeje, dhe dyshohet se konflikti kishte shpërthyer për shkak të bllokimit të një vendi parkimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...