19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Vrasje makabre në Turqi: 18-vjeçarja qëllohet për vdekje nga i fejuari pasi mësoi që ishte përdhunuar dhe shtatzënë

Turqi – Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik në Turqi. Një 18-vjeçare, Oya Budak, u vra me armë zjarri nga i fejuari i saj, vetëm pak kohë pasi ky i fundit mësoi se ajo ishte përdhunuar dhe kishte mbetur shtatzënë.

Ngjarja tragjike ndodhi të enjten në mbrëmje. Sipas mediave vendase, 19-vjeçari Samet A. e telefonoi Oyan dhe i kërkoi të takoheshin. Vajza pranoi, por në takim u shoqërua nga vëllai i saj vetëm 13 vjeç. Në momentin që u takuan, i riu nxori armën dhe qëlloi të fejuarën e tij në gjoks dhe në kokë, duke e lënë të pajetë në vend.

E reja, e cila sipas raportimeve ishte pesë muajshe shtatzënë, u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Për fat të keq, mjekët nuk arritën ta shpëtonin as vajzën, as foshnjën e saj.

Qytetarët e zonës që dëgjuan të shtënat lajmëruan menjëherë policinë. Pas një ndjekjeje të shpejtë, autori i krimit u arrestua në shtëpinë e xhaxhait të tij.

Gjithashtu, është ndaluar edhe personi që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me Oya Budak, i cili është vendosur në pranga dhe ndodhet në paraburgim.

Kur u shoqërua në prokurori, autori i vrasjes refuzoi të tregonte pendesë. I pyetur nga një gazetar për arsyen e krimit, ai u përgjigj me fjalët tronditëse: “Nuk pendohem, largohu!”.

Ngjarja ka hapur një debat të gjerë në rrjetet sociale dhe në media për çështjet e dhunës ndaj grave, “krimeve të nderit” dhe mungesës së sigurisë për viktimat e dhunës seksuale në Turqi. Autoritetet janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...