5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

‘‘Qante ajo nusja atij Endritit, jubira miaaaaa’, përgjimet nga masakra e Bradasheshit dhe ekzekutimit të Endrit Alibejt

 

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit, ku përplasjet mes grupeve kriminale Çopja dhe Alibej kanë marrë përmasa tragjike. Nëpërmjet komunikimeve të bllokuara në platformën Sky ECC, janë zbuluar detaje shokuese për masakrën e Bradasheshit dhe vrasjen e Endrit Alibejt.

Sipas bisedave të përgjuara, është zbuluar se grupet kriminale kanë paguar shuma të mëdha parash për të realizuar vrasjet. Mikael Qosja ka shkëmbyer mesazhe me Franc Çopjan dhe Talo Çelën, duke konfirmuar se për ekzekutimin e Endrit Alibejt janë paguar 460 mijë euro dhe 100 mijë paund. Ky informacion tregon për dimensionin financiar të këtyre vrasjeve dhe lidhjet mes individëve të përfshirë.

Mikael Qosja i shkruan Franc Çopjas.

‘I kemi dhënë ‘Katnarit’ (Talo Çelës) 460 mijë euro dhe 100 000 paund. Talo Çelës duhet t’i zbresim nga llogaria vlerën e 30 bukëve (dyshohet lëndë narkotike)’.

Më datë 11 Korrik 2020, Mikael Kamami komunikon me mesazhe me shtetasin Franc Çopja, të cilit i shprehet duke thënë se, ‘ishalla nuk ka gisht Dashi (Dashnor Dumani) te ngjarjet e Durrësit (vrasja e Dorian Shkozës, Anxhelo Avdisë dhe vëllezërve Haxhia).

Kjo pasi këtë gjë do ta përdorin në fovor të tyre. Në një tjetër bisedë me shtetasin Ado Xhika, Mikael Qosja që mban edhe mbiemrin Kamami, nuk lë dyshime mbi dijeninë që ai ka mbi vrasjen e Endrit Alibej.

Mikael Qosja

Ata që janë gjuajtësit (ekzekutorët) e vrasjes së vëllezërve Haxhia, janë ata që ka marrë pjesë edhe në ekzekutimin e ‘Tarzanit’ (Erion Alibej). Unë e njoh një nga ekzekutorët në vrasjen e tyre pasi së bashku kemi marrë pjesë në ekzekutimin e Endrit Alibej. Kjo ka ndodhur për shkak të xhelozisë dhe inateve midis nesh. Në një tjetër komunikim me Talo Çelën, Mikael Qosja i shpreh shqetësimin këtij të fundit nëse Klevis Alla, ka dijeni për ekzekutimin që ata i kanë bërë Endrit Alibej.

Sky Ecc

Mikael Qosja bisedon me Talo Çelën. ‘Frate po ky kaçuli a ka ditur gjë për punët e Elbasanit. Leje Dashin. Ky kaçuli po them di gjë për ne. Se do hapet çështja e Elbasanit. Se po qe thyer ‘Kokëçami’ (Altin Ndoci) mund të ketë folur shumë gjëra.

‘Po ishalla s’ka gisht ‘Cjapi’ (Dashnor Dumani), Por po pati gisht ‘Cjapi’ na ka shit te ‘Krymi’. ‘Sepse nuk duhet të largohej Dashnor Dumani pasi ai ka bërë punën e parë’. ‘Tani më dëgjo pak. Tani ‘Cjapi’ a di gjë ku shkoi makina atë natë? Po armët? A di vendin Nori ku janë hedhur’.

Nga konteksti i kësaj bisede dhe nga deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani si bashkëpunëtor i drejtësië konstatohet se Dashnor Dumani ka marrë pjesë në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit, ku ka patur rolin e ekzekutorit. Por po me kaq interes janë edhe bisedat që Franc Çopja bën në lidhje me Masakrën e Bradasheshit me një nga komunikuesit e tij, ku ai i shpreh këtij të fundit shqetësimin se grupi i ekzekutorëve po flasin ca si shumë, dhe nuk po u rri goja. Sky Ecc Franc Çopja bisedon me Renato Musakun. ‘Talo Çela dhe grupi i tij kanë gabuar nga mendjemadhësia, janë hallakatur. Kanë biseduar me persona të tjerë. Alibej kanë qenë në ajër pasi nuk e kanë patur dijeni se nga u vinte problemi.

Unë u shkova edhe për vaki dhe i hodha 50 euro, dhe u thashë ti rrojnë familjarët. Gruaja e atij qante në gjuhën rumune. Ata janë spermë e keqe dhe është turp t’i quash armiq.
‘U zbuluan të gjithë. Po çfarë t’i bëj Talos unë, fluturon me bisht në b…. Se ata ishin në ajër. Nuk dinin asgjë se nga u erdhi. Po Talo B…. nuk do trima budallej. Ika i piva dhe një kafe. I hodha 50 euro. T’rroni vetë, të rrojnë të dashmit i thashë. Hahaha’. ‘Qante ajo nusja atij Endritit, jubira miaaaaa. Se e ka rumune. Tja … rumunët tani hahaha”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...