29.2 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Alesia Balliu: Rasti i Elbasanit tregon se primaret ishin fiktive

 

Alesia Balliu, anëtare e Partisë Demokratike, ka reaguar ashpër lidhur me procesin e primareve dhe përzgjedhjen e kandidatëve për Elbasanin. Ajo ka denoncuar se primaret ishin një farsë, duke thënë se në listën e mbyllur të këtij qarku u fut një individ pa kontribute të dukshme, ndërkohë që angazhimi i anëtarëve të PD për disa vite në kauzën opozitare është injoruar.

Në një intervistë televizive, Balliu ka theksuar se në një SMS të dërguar nga Flamur Noka, ishte pranuar që votat për një kandidat ishin siguruar nga Luçiano Boçi. Ajo ka shtuar se ajo vetë ka dhënë kontributin e saj për Partinë Demokratike, duke marrë pjesë në protestat kundër korrupsionit dhe duke luftuar në vijën e parë të opozitës.

Balliu ka theksuar gjithashtu se pas vizitës së Sali Berishës në Elbasan, ai sulmoi bandat, por në listën e mbyllur u futën individë të fisit Çapja, që janë të lidhur ngushtësisht me krimin e organizuar. Ajo e ka konsideruar këtë një padrejtësi, duke theksuar se kishte qenë pjesë e angazhimeve të shumta për PD dhe se nuk do ta mbështeste asnjë kandidat që kishte lidhje me krimin.

“Unë nuk pranoj të bëj fushatë mbi pazare dhe për ata që përfaqësojnë krimin,” ka thënë Balliu, duke shtuar se e ka luftuar qeverinë Rama dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë për interesin e Shqipërisë dhe të qytetarëve të saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...