11.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Vrau 19-vjeçaren shqiptare dhe i plagosi rëndë të atin, autori vetëdorëzohet në policinë e Malit të Zi

Disa ditë pas ngjarjes së rëndë është vetëdorëzuar në Policinë e Malit të Zi dhe është arrestuar 28-vjeçari Ilir Dokaj, i cili dyshohet se qëlloi për vdekje ish-të fejuarën e tij Shejla Bakija vetëm 19-vjeçe,dhe plagosi rëndë babain e saj Shaban Bakija.

Ngjarja tragjike ndodhi katër ditë më parë, ku 28-vjeçari kishte shkuar te shtëpia e shqiptare dhe kishte qëlluar me breshëri plumbash, duke i marrë jetën asaj dhe duke plagosur rëndë babanë e 19-vjeçares.

Dokaj duket se ishte ndarë nga e fejuara 19-vjeçare, kur kjo e fundit me 26 gusht bëri kallëzim në polici se ai po e kërcënonte, por asokohe ai vetëm u gjobit.

Autori shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën të resë, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i vajzës.

Për shkak të vrasjes së Sheila Bakija, një numër i madh i qytetarëve u mblodhën dje para stacionit policor në Tuzi, me ftesë të Qendrës për të Drejtat e Grave, për të protestuar, sepse besojnë se agjencitë e zbatimit të ligjit nuk arritën të veprojnë në mënyrë parandaluese për vrasjen e Sheila Bakija dhe plagosjen e babait të saj, Shaban.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ambasadori gjerman: Zbatimi i ligjit në Kosovë kyç për integrimin në BE, pa penguar...

0
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet në të gjithë territorin e...

Studimi: Aktivitetet mendore mund të vonojnë Alzheimerin deri në 5 vite

0
Një studim i publikuar më 11 shkurt 2026 në revistën Neurology ka nxjerrë në pah rolin kyç të aktiviteteve mendore në vonimin e shfaqjes...

“Vaksinë” kundër ankthit dhe depresionit? Zbulimi i ri me PA-915 ngjall shpresë

0
Një studim i ri në fushën e Neuroshkencë po tërheq vëmendjen globale, pasi studiuesit kanë zhvilluar një përbërës eksperimental që mund të funksionojë si...

“Eskortat VIP ekzistojnë” – Sabina Mete komenton fenomenin dhe luksin e pajustifikuar

0
E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, gazetarja dhe ish-banore e Big Brother VIP 5, Sabina Mete, ka folur hapur për një nga temat...

“Xhami dopio, s’je ti për këshilla!” – Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Stenaldos...

0
Debatet nuk kanë munguar në shtëpinë e Big Brother VIP 5, edhe pse dita nisi me premtimin për qetësi. Rogerti u përfshi në një...