27 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Forumi i Grave të EPP/ Vokshi: “Keqqeverisja e Ramës, integrimi europian ka ngecur në vend, Shqipëria ka bërë hapa pas në lidhje me demokracinë”

Në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Women), Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi, tha se qeveria shqiptare ka ndërhyrë në zgjedhje, duke deformuar vullnetin e zgjedhësve.

“8 vjet nën qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës, Shqipëria ka bërë hapa pas në lidhje me demokracinë dhe, shtetin ligjor, ndërsa integrimi europian ka ngecur në vend, për shkak të keqqeverisjes. Kjo ka sjellë largimin e qindra mijëra shqiptarëve, përfshirë të rinjtë dhe profesionistët më të mirë. Në 8 vjet, kryeministri grumbulloi të gjitha pushtetet në një dorë. Ai kontrollon qeverinë, parlamentin, gjyqësorin, pushtetin lokal, një pjesë të madhe të medias dhe shoqërisë civile. Çdo pushtet që zotëron, si një autokrat në mes të Europës, Edi Rama e vuri në shërbim të karriges së tij për të marrë mandatin e tretë në mënyrë të paligjshme. Raporti i OSBE/ODIHR evidentoi shkelje të rënda, që konfirmon se shteti u vu në shërbim të PS”, u shpreh Vokshi.

Kryetarja e LDGSH njohu eurodeputetet, anëtaret e Parlamenteve të vende të BE-së, me disa pika kyçe, që sipas saj, tregojnë ndërhyrjen e qeverisë në zgjedhje.

“1.      Krimi më i madh elektoral ishte nxjerrja e të dhënave personale të të gjithë votuesve. Ky operacion u drejtua nga AKSHI, agjenci nën varësinë e kryeministrit,  në bashkëpunim me të gjitha ministritë, institucionet dhe PS, që kontrollon skemën e patronazhimit.
2.        Kryeministri dhe ministrat abuzuan me postin dhe pushtetin e tyre duke venë në dispozicion të fushatës elektorale të gjitha burimet njerëzore dhe financiare.
3.      Fondet e tërmetit, të shëndetësisë, legalizimet dhe punësimet elektorale u përdorën në mënyrë abuzive për blerjen e zgjedhjeve.

“Këto ishin disa nga arsyet pse një ndër rekomandimet kryesore të raportit të OSBE/ODHR i i drejtohet qeverisë: qeveria të marrë rë gjitha masat për të siguruar votë të lirë e të ndershme për çdo qytetar shqiptar”, theksoi Albana Vokshi.

Më tej, Vokshi u shpreh se “Me Edi Ramën vendi po rrëshqet çdo ditë drejt autoritarizmit dhe se krimi organizuar dhe oligarkia kontrollojnë vendimmarrjen e qeverisë. Ne kërkojmë mbështetjen tuaj, të PPE-së, të parlamenteve të vendeve tuaja, që të na mbështesin në kauzën tonë për rivendosjen e demokracisë, shtetit ligjor, ku në themel të qeverisjes të jetë vota e lirë dhe të respektohen të drejtat ligjore e kushtetuese”, përfundoi Vokshi në Forumin e Grave të PPE-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...