10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Vritet mafiozi grek, plagoset vajza e tij/”Gjithçka keni mësuar është e vërtetë, mos na shqetësoni”

Giannis Skaftouros, biznesmeni 55-vjeçar grek, një emër i njohur në botën e mafies u vra ditën e sotme teksa festonte Pashkët me familjen, ndërkohë që mbeti e plagosur vajza e tij 22-vjeçare.

Skaftouros ishte një emër i njohur për autoritetet pasi kishte qenë i dënuar për disa vepra të ndryshme penale ndërsa kishte lënë qelinë dy vite më parë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e atentatit mafioz dhe kapjen e autorëve.

Giannis kishte dy vajza, njëra prej të cilave mbeti e plagosur sot. Motra e saj ka bërë një reagim duke thënë: “Ne jemi mirë. Gjithçka keni mësuar është e vërtetë, mos na shqetësoni”, u shpreh ajo.

Deri më tani është gjetur një nga motoçikletat që përdorur nga autorët për kryerjen e krimit, pasi ajo shfaqi defekt gjatë arratisjes.

Sipas raportimeve, autorët u larguan me dy motoçikleta. Dy prej tyre u detyruan ta braktisin motomjetin e tyre në kryqëzimin Hassia-Stefani dhe tentuan të largoheshin me një makinë, por pa sukses.

Sipas policisë ata u morën me automjet nga bashkëpunëtorët e tyre ose u futën në pyll për të humbur gjurmët nga policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...