26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Sa herë ka zgjedhje për president emri i tij lakohet,Dashamir Shehi flet pë zgjedhjet për president

Zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës ka bërë që të shumë emra të përfliten për pasardhësin e Ilir Metës pas 24 korrikut. Kreu i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi,është pyetur lidhur me ndjesitë që ka patur pasi u propozua për president nga kreu i PAA, Agron Duka. Mirëpo ky lajm duket se nuk e ka surprizuar Shehin, i cili tha se sa herë ka zgjedhje për president emri i tij lakohet, por as kësaj here nuk do të jetë ai.

Shehi: Emrin tim e kanë thënë përherë.

Xhokaxhi: Si ka mundësi që sa herë ka zgjedhje për president, lakohet emri juaj?

Shehi: Unë jam një personazh komod, këtyre që kanë pushtetin nuk ju vjen mirë. Unë e falënderoj zotin Duka, por zgjedhja e presidentit është një proces politik. Që nga viti 2008-të Presidenti i Shqipërisë është një njeri partie, deri dje ishin dy të PD-së, ndërsa herën e fundit ishte i PS-së dhe LSI-së. Unë them që kjo që ndodhi në 2008-n e zhveshi presidentit.

Xhokaxhi: Por nuk është zgjedhje e parëndësishme?

Shehi: Kjo është një gjë në dorë të Ramës. Ai njeriun e vet do vejë, por ta marrë seriozisht mos e bëj një lloj tallavaje, pasi do zhvlerësojë personazhin që do vëjë në krye.

Xhokaxhi: Duhen negociatat me opozitën?

Shehi: Edhe opozita duhet të tregojë seriozitetin e vet, duhet të kishte nxjerrë disa personazhe për të thënë se edhe ne i kemi ca burra, edhe pse do e zgjedhë Rama. Por edhe për tu thënë ndërkombëtarëve që ne po fillojmë një linjë institucionale. Por shumë gjëra varen nga PS, sepse nëse ata do e degjenerojnë procesin, opozita nuk duhet të merret fare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...