7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Vritet para syve të djalit Shqiptari në Pisa, ende nuk dihen motivet

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë tronditi Pisa-n në Itali, ku një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri. Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si 37-vjeçari Beni Arshiaj, i cili u qëllua për vdekje në sy të të birit në oborrin e shtëpisë së tij.

Ende nuk dihet motivi i vrasjes, por informacione paraprake sugjerojnë se 37-vjeçari sapo ishte kthyer në shtëpi me furgonin e tij pas orës 21:00, kur dy burra e qëlluan atë në kokë dhe më pas u larguan me vrap. Dëshmitarët fqinje raportuan se panë dy persona duke u larguar me një motoçikletë pas të shtënave, por nuk është e qartë nëse ata janë të lidhur me krimin.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se 37-vjeçari ishte një emigrant pa precedentë penalë dhe me skedë të pastër, teksa punonte si murator dhe lëvizte me furgonin e tij të bardhë për punë. Arshiaj ishte baba i dy fëmijëve dhe njihej si një banor i rregullt në zonë dhe jo problematik. Policia tha se po heton të gjitha pistat, teksa ka mbledhur dëshmitë.
Beni Arshiaj ishte i martuar me dy fëmijë të vegjël, njëri prej të cilëve dyshohet se ishte dëshmitar i të shtënave, të cilat ndodhën pikërisht kur babai sapo ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar furgonin.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj vrasjeje dhe për të identifikuar autorët e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...