10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Vserlo sfidon Gjestin: Dyshime për shikime të blera dhe fshirje këngësh në YouTube

Që nga pjesëmarrja e tij në “BBVA4”, ku ka pasur përplasje të shumta me fituesin Gjestin, reperi Vserlo vazhdon të reagojë ashpër ndaj rivalit të tij në rrjetet sociale.

Së fundmi, Vserlo ngriti dyshime se numri i shikimeve të këngëve të Gjesti është i blerë. Në një postim ironik në InstaStory, ai publikoi lajmin se disa këngë të Gjesti janë fshirë nga platforma YouTube, duke aluduar se projektet muzikore janë hakuar.

“Në Youtube detektohen shikimet e blera dhe bllokohen. Nuk duhet as detektiv privat, as lajm. Stay safe out ppl, dhe mos blini më views se po ju pa Beyonce se po ia kaloni, do iua vërë syrin,” shkruante Vserlo.

Ky postim duket qartë si thumbim ndaj Gjesti, duke i bërë jehonë debatit që ka nisur prej ditësh.

Pak ditë më parë, Vserlo krahasoi në rrjet shikueshmërinë e këngëve të Eglit dhe Gjesti me artistë ndërkombëtarë si Miley Cyrus dhe Beyoncé, duke theksuar se klikimet e dyshimtë të këngëve shqiptare ishin të blera dhe duke siguruar prova për këtë pretendim.

Debati mes dy reperëve duket se nuk ka për të ndaluar së ndezuri rrjetet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...