6.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Vuçiç: “Jam shumë i lumtur për ato marrëveshje, ‘Ballkani i Hapur’ nuk ka lidhje me Serbinë e Madhe apo me Shqipërinë e Madhe”

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama dhe kryeministrin Zaev, Vuçiç u shpreh se ai kërkon të ndihet si në shtëpinë e tij kur vjen në Shqipëri, ashtu sikundër edhe shqiptarët duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre kur shkojnë në Serbi apo Maqedoninë e Veriut.

Vuçiç u shpreh qartë se nisma “Ballkani i Hapur” nuk ka lidhje me Serbinë e Madhe apo me Shqipërinë e Madhe.

Ai deklaroi se ndonjëherë mërzitet me veten e tij sepse, siç u shpreh “ne vazhdojmë ti bëjmë thirrje homologëve tanë sikur nuk do ekzistonim dot pa ta”

“Dua të falenderoj mikun tonë Edi Ramën për mikpritjen në Shqipëri. Dua të them që jam shumë i lumtur për ato marrëveshje. Ky është kurorëzimi i një pune prej dy vite e gjysmë. Në saj të këmbënguljes tonë ne kemi arritur që gjerat të ecnin dhe qytetarët e vendeve tona të shohin përfitime.

Kur erdha në Shqipëri pashë që Ramës iu kundërvunë për këtë nismë, për ata që thonë se duan një serbi të madhe, apo Shqipëri të madhe. Kjo nuk ka të bëjë me asnjërën prej këtyre, as me Maqedoninë e Madhe. Duke folur për këto gjëra ne nuk do të bëjmë asgjë për të ardhmen.

Ne duam të shikojmë më shumë turistë nga Shqipëria, por edhe ju të keni turistë në bregdetin e bukur shqiptar.

Kjo punë që ne po bëjmë ka të bëjë me rezultate të prekshme.

Duke ardhur sot në Tiranë dua të shpreh respektin tim për qytetarët e Shqipërisë dhe dua t’ju mirëpresim në Serbi dhe ta shikoni Serbinë si një shtëpi të dytë, sepse edhe ne kështu duam të ndihemi kur vijnë në Shqipëri apo shkojmë në Maqedoninë e Veriut.

Ndonjëherë mërzitem me veten time sepse ne vazhdojmë ti bëjmë thirrje homologëve tanë sikur nuk do ekzistonim dot pa ta. Ne nuk kemi turp për rajonin ku jemi. Ne do ti sjellim më shumë të mira qytetarëve tanë”, tha Vuçiç.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shkenca sfidon mitin: Migrena nuk është thjesht dhimbje koke, por një paralajmërim neurologjik

0
Migrena prek mbi 1.2 miliardë njerëz në mbarë botën dhe konsiderohet shkaku i dytë më i madh i paaftësisë globale, por kuptimi i saj...

Varka turistike mbytet në Ksamil, dyshohet për akt të qëllimshëm

0
Një varkë që përdorej gjatë sezonit turistik në zonën e Ksamilit u gjet të mërkurën e mbytur, ndërsa ishte ankoruar pranë bregut. Pronari e...

“Më lini të dal!” – Suanita kërkon largimin nga Big Brother VIP Kosova, tensione...

0
Një situatë e tensionuar ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pasi banorja Suanita ka shprehur hapur dëshirën për të lënë garën. Momenti...

Prokuroria nis hetimin për shpërthimin në fabrikën Violanta: Pesë punonjës humbën jetën, shqyrtohen përgjegjësitë...

0
Prokuroria ka hapur një hetim paraprak pas shpërthimit tragjik në fabrikën e biskotave Violanta, ku humbën jetën pesë punonjës. Hetimi synon të përcaktojë nëse...

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë 20-vjeçarë

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Savigliano të Italisë, ku kanë humbur jetën dy shtetas shqiptarë, të dy rreth moshës 20 vjeç. Sipas...