22.5 C
Tiranë
Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Vuçiç mbërrin në Tiranë, sqaron qëndrimin e Serbisë ndaj BE-së

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Tiranë në kuadër të samitit të BE-BP që do të mbahet sot. Pasi takoi kryeministrin Edi Rama ai u shpreh në një prononcim për mediat se ky takim përmban “sinjale të forta” për bashkëpunimin mes vendeve të rajonit dhe rrugëtimin drejt BE-së.

Vuçiç

theksoi se pavarësisht akuzave dhe kritikave ndaj shtetit të tij në 10 muajt e fundit, Serbia është në harmoni të plotë me liderët europianë dhe nuk po tenton të krijojë destabilitet në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Vuçiç: Mbetemi të vendosur në rrugëtimin drejt BE-së por në të njëjtën kohë na mbetet të mbrojmë interesat tona shtetërore. Jam vetëm realist, dhe jam këtu për të dëgjuar liderët dhe në fund të theksoj qëndrimin e Serbisë, kanë të bëjnë me çështjen e Serbisë. BE-ja kërkon harmonizim, çështja e telekomunikacionit po ashtu shumë e rëndësishme. Këto janë sinjale të mira për Ballkanin Perëndimor, do dëgjojmë për strategjinë e BE-së për të ardhmen. Ne i dimë detyrimet tona përkundrejt BE-së, i njohim. Serbia është shumë pranë Serbisë, nëse është lehtë për ne të na kritikojë, duhet të dije se ne jemi një vend i pavarur. Besoj që të gjithë ju keni lexuar e shkruar gjatë 10 muajve të fundit se ne po ndiqnim udhëzimet e federatës ruse për të krijuar destabilitet në rajon, ne e kemi mohuar me veprime. Është e lehtë të ekspozosh akuzat por e vërteta del.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT