6.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Vuçiç mbron sulmuesit serb: Kemi regjistrime të policisë shqiptare duke qeshur …

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se sot u bë një sulm brutal ndaj serbëve.

“Në vetëm një orë e njëzet minuta, disa dhjetëra serbë u rrethuan plotësisht, padyshim kjo u bë së bashku me forcat ndërkombëtare. Ndaj tyre u krye një sulm brutal dhe ne në fillim menduam se pse nuk e bëri KFOR-i, pasi do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve që disponojmë, thuhet se janë vrarë tre serbë nga Kosova. Dy me snajper, kur nuk ishte e nevojshme që të ‘likuidoheshin’.

Dy prej tyre janë plagosur rëndë, ndërsa ekziston frika se ka mbetur i vrarë edhe personi i katërt. Ne ndoqëm, përgjuam se çfarë po bënte policia shqiptare, do t’ju tregojmë provat, ndoshta edhe gjatë konferencës, presim vetëm përkthimin”, tha Vuçiç.

Presidenti tha se çështja është nëse një person do të mbijetojë vetëm sepse nuk donin ta ndihmonin dhe se “kemi regjistrime audio të policisë shqiptare duke qeshur dhe duke thënë ‘le të vdesë’”.

Një grup serbësh nga Kosova dhe Metohija vendosën dy kamionë si barrikada në Banjskë në veri të Kosovës, pastaj arrin policia e Kosovës dhe tenton të heq barrikadat, pas së cilës ka një konflikt në të cilin vritet një polic shqiptar dhe një person është plagosur”, deklaroi Vuçiç në konferencën për media dhe shtoi se nuk e kanë adresuar më herët, sepse është dashur të kemi kohë për të shqyrtuar se çfarë ka ndodhur dhe për të marrë vendime që Serbia do t’i zbatojë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...