14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Vuçiç mohon përfshirjen e Serbisë në sulmin ndaj Ujësjellësit Ibër-Lepenc

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas akuzave të qeverisë së Kosovës se sulmi me rreth 15 kilogramë eksploziv ndaj ujësjellësit Ibër-Lepenc në Zubin Potok është orkestruar nga Beogradi. Në një deklaratë për mediat, Vuçiç ka hedhur poshtë çdo lidhje të Serbisë me incidentin, duke theksuar se nuk ka ndërmend të kërkojë falje për diçka që, sipas tij, Serbia nuk ka kryer.

Pse mendoni se nuk nxitova sot në mëngjes të them se Serbia nuk ka lidhje me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc? Çfarë, t’i kërkoj falje dikujt? Ata e dinë që ne nuk e bëmë! Nëse vrapoj nëpër mediat botërore për të justifikuar veten, ata do ta interpretojnë si të duan,” u shpreh Vuçiç.

Reagimi i Vuçiç vjen mes tensioneve të larta në veri të Kosovës, ku sulme të përsëritura ndaj infrastrukturës kritike kanë ngritur shqetësime për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar incidentin si një akt terrorist dhe kanë akuzuar hapur Serbinë për përfshirje në organizimin dhe ekzekutimin e tij, akuza që Beogradi i ka mohuar.

Kjo deklaratë e Vuçiç ndjek një linjë të qëndrueshme të Beogradit për të mos pranuar përgjegjësinë për incidentet e dhunshme në Kosovë, ndërsa dialogu mes dy vendeve mbetet i pezulluar dhe marrëdhëniet tensionohen më tej.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...