34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Eksperti i Sigurisë, Avni Islami: Sulmet në Veri të Kosovës janë terrorizëm shtetëror i orkestruar nga Serbia

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Avni Islami, ka cilësuar tri sulmet e fundit në veri të vendit si akte të terrorizmit shtetëror serb, të organizuara dhe të mbështetura nga institucionet e Beogradit. Gjatë një interviste televizive, Islami theksoi se mënyra e realizimit të sulmeve dëshmon për profesionalizëm të lartë dhe përfshirje të drejtpërdrejtë të Serbisë.

Islami u ndal tek dëmtimi i kanalit të ujësjellësit të Ibër-Lepencit, një akt që ai e përshkroi si sulm ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës.

Kualifikimi si sulm terrorist i plotëson të gjitha kushtet që të jetë i tillë. Por kur prapa një sulmi qëndrojnë institucionet e një shteti, siç është rasti i Serbisë, kemi të bëjmë me terrorizëm shtetëror. Ky i fundit ishte një ndër sulmet më serioze kundër infrastrukturës jetike të Kosovës. Mënyra profesionale e kryerjes dhe zhdukja e gjurmëve tregojnë qartë përfshirjen e institucioneve serbe.

Eksperti theksoi se tri aktet e fundit – dëmtimi i kanalit të ujësjellësit, shpërthimet pranë institucioneve dhe sulmet ndaj infrastrukturës – janë të orkestruara për të krijuar frikë dhe destabilitet në Kosovë. Ai shtoi se një objektiv i qartë ishte ndërprerja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike, por falë ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve, asnjë nga këto qëllime nuk u realizua.

Qëllimi i terroristëve ishte të dëmtonin digën dhe të ndërprisnin prodhimin e energjisë, por uji dhe furnizimi me energji u rikthyen në një kohë rekord. Institucionet tona të sigurisë kanë një plan operativ dhe janë duke mbrojtur objektet kritike në katër komunat kryesore, duke mos lejuar që të ndodhin incidente të tilla në të ardhmen.

Islami nënvizoi se këto akte nuk janë veprime të individëve të izoluar, por sulme të mirëkoordinuara nga struktura shtetërore dhe paramilitare të Serbisë. Ai përmendi emrat e figurave kryesore në Beograd si pjesë e këtyre organizimeve.

Vuçiçi, Rajdoçiçi dhe të tjerë kanë koordinuar veprimet e tyre për të destabilizuar Kosovën. Kjo nuk është e papritur, pasi edhe kryeministri Kurti kishte paralajmëruar se Serbia mund të hakmerrej. Për fat të mirë, institucionet tona janë të përgatitura dhe po punojnë për të parandaluar çdo akt tjetër të ngjashëm.

Eksperti shtoi se tensionet e fundit e bëjnë të pamundur rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi pa një presion të fuqishëm nga komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht ndaj Serbisë.

Dialogu nuk mund të fillojë derisa Serbia të zbatojë marrëveshjet dhe të ndalë veprimet destabilizuese. Trysnia ndërkombëtare ndaj Beogradit është thelbësore për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon.

Sipas Islamit, pavarësisht sfidave, institucionet e Kosovës do të mbeten vigjilente dhe të përkushtuara për të mbrojtur sigurinë dhe sovranitetin e vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...